Kalendari poetik: Andreas Embirikos (1901-1975) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Andreas EMBIRIKOS

Kalendari poetik: Andreas Embirikos (1901-1975)

Andreas Embirikos u lind më 2 shtator 1901, në një familje të pasur greke (i ati qe pronar anijesh). Ishte shkrimtar, poet, fotograf dhe psikanalisti i parë grek. Ja një poezi prej tij:

HEDHJA E ZAREVE NUK TA HEQ RASTIN…

Jo
Nuk është “art për art”
Shprehja më e lartë e poetëve dhe njerëzve
As realizmi socialist, që është thjesht politikë
As kënaqësi e shtresave të larta
Kjo detyrë e poetëve nuk është
Sepse është e pamundur
Vetëm me një bukuri të pakapshme
A me atë të përshkruar bindshëm
A vetëm “rrëfe çka duhet” ose “vetëm faktet”
Që janë shpërthime të përmbajtura a zëvendsuese të nxitjeve
Meqë fjala nuk është logjika
Meqë bukuria nuk është estetika
Dhe e mira nuk është etika
Meqë “un coup de dés jamais n’abolira le hasard”*
Meqë një spermatozoid është i mjaftë
T’i fekondojë femrës vezoren a fjalën
Meqë dashuria e mund vdekjen
Poezia duhet të jetë spermatike
Krejtësisht erotike
A s’ka përse të jetë.

“un coup de dés jamais n’abolira le hasard”*=një hedhje zarësh s’ta heq mundësinë të riprovosh; është titulli i një poezie të Stéphane Mallarmé.

 

Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s