Poezi nga Mirela Papuçiu

Poezi nga Mirela Papuçiu
 
 
NGATËRRESË
 
Ka një ngatërresë të madhe këtu
Siç ngatërrohen kapsat e rrobave
në telat e kunatave
Veç, unë jam krejt pa faj.
Vet the se ç’ janë të miat janë të tuat
Nuk kuptova në kish anë tjetër medalja
Po unë diku do ta merrja naten
Çmendet njeriu nga pagjumësia, thonë.
Tash bie nga ëndrra në ëndërr
Dhe më fanepset se jam zgjuar.
 
 
 
TË GJITHA MBI TRYEZË
 
Pastaj shtruam tryezën.
Napën, pecetat
Ditën e jetuar pa njëri-tjetrin
Kafenë qe e shtyjmë deri në zënkën tjetër
Kohën që m’ u desh të shtrija me hekur dyshimet e mia
Këmishët e tua sterile
Si fjalët që nxjerrim nga goja
Kapicën e pretendimeve të tua
Të shurdhëta si seksi që bëhet pa u zhveshur
Shukun e këstit të studimeve të djalit
Ku fermentohet marrëdhënia jonë
Që tash e pijmë me gota me fron
Se me moshën, ëndja e rehatisë e qetëson lirinë
Si kompresat me çaj rrathët poshtë syve.
Kantizmin tënd shpërfillës
Thirrjet në ngjirje të aftësisë sime
Për t’ u mrekulluar ende
 
Kur vjen koha të shtojmë
Atë që unë dhe ti jemi së bashku
Ka mbetur vend sa për heshtjen.
 
 
 
IKJA E DIEJVE
( per Ilir Belliu dhe të ikur të tjerë në gjallje)
 
Ikin diejt ndërsa ushqimet tona gjithnjë e më industriale
I pëgëjnë mizat e demokracisë me pjesëmarrje
Tani, krahët i rrahin natën,
fluturat
Në pusin e dhimbjes ka më shumë dritë
Ndërsa diejt vazhdojnë e ikin
Jo se kërkojnë Eldoradon
Tokat janë zënë që prej fillimit
Asgjë nuk e përndrit dot babëzinë
Andaj ikën diejt
Edhe qielli është i vogël tani që linjat ajrore
I kanë ulur çmimet e fluturimeve
E në korridoret e kaltra janë shtuar galopet
U rrokullisën diejt prej qiejve
U arratisën prej tokës
Për t’ u ulur në bashin e erës
Për në Asgjëkund
Se diejt jetojnë veç në tokat e lira
Si toka e përjetshme e harrimit.
Ikën, ikën diejt prej nesh
Marramendthi, si prej dorëzimit.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s