Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

TRËNDAFIL

Tek ti trëndafil e nisa fjalën
Me etjen për të pushue shpirtin
E luftëtarit të lirisë.

Betejat i kishte marrë dielli
Në ditët me hënë
Kur flaka dogji dhembjet e tokës
Në sytë e Prometheut bota u vetëdisue.

Nepër mëkatet e rëbelimit të detit
Nuk dua të mbetëm pa asnjë faj
Nën thellësitë titanikiane
Ma fal pagëzimin e emrit tim.

 

MBRËMJET Ç῾MA MOREN DIELLIN

Me jetën ç῾u zura sonte
Për ëndrrat e mbrëmjeve pa hënë
Pa yje dhe pa asnjë dritë qirinjësh.

Mbrëmjet thojnë flasin me gjuhën e yjeve
Me buzët e etura të hënës e buzëqeshejn e saj.

Errësirës kurrë nuk i flas edhe nëse emrin tim zhdukë.

Jetën nganjëherë ma marrin pengë deri në agim
Askush nuk di përse deti fundosi Titanikun
Njerëzit as kohët për mijëra vjet nuk ndryshojnë.

Ti edhe fjala njera duhet të ndryshoj
Unë i mbaj të mbyllura faqet e ditarit të dritës
Me to jetoj, herë bëhem një i krisur i fatit të jetës.

Çfarë me dhmb me shumë sonte se zhdukja e diellit.

Do të rri sebashku me vargun nëse të dy rilindim
Udhët na qojnë rrugës se kombit tim
Aty ku bota u nda në dysh si vet populli im.

Sontë flas me gjuhën e mbrëmjeve dhe këngë bëhem
Yll mëngjësi e buzëqeshje hëne,a një fjalë e bukur nëne.

Ah,mbrëmje ç῾më moret nga koha ime e bukur
Fjalët m῾i zhduket diku nën vet Titanikun
Atje ku vetëm dashuritë maten me zjarrin e jetës
Me sytë e yjeve bëhen pikturë e diellit.

 

PËRSE JETOJ

Kam mendue
që vetëm sot
vdiqet 
për atdheun.

Unë paskna vdekur
që një mijë vite jetë.

Dritë dhe diell
ka pesë shekuj
që nuk di gjë për ta.

Unë po jetoj
për të vdekur
apo po vdes
për të jetuar.

 

NË Ç´FJALË MË RRI DIELLI

– Nuk vdes fjala për pa vdekur secili tradhtar i tokës dhe qiellit.

Me ngohtësinë e diellit e kalova ditën sot 
Në ëndrrën për një jetë pa ëndrra
Sa herë i shndërruar në luftëtar të fjalës
T´i mbetem besnik emrit të saj të shejtë.

Nuk është fjala mish për ta ngrënë hijenat
Por një gur që bën mur deri të Kalaja e Rozafatit
Kur gjysh e stërgjysh u murosëm për të jetue me diellin
Dhe sot vallë e ruan ende dikush Kalanë e fjalës.

Cili vdiq si luftëtar i fjalës se shejtë
Cili mbeti vrasësi më i zi i shejtërisë se saj
Që mbyet një shekull dhe shuan një ëndërr
Nuk qan kokën a jeton apo vdes fjala.

Dymijë vjet bëra udhë për të dielli
Secilën kohë isha bashkë me fjalën
Për pak u zumë me djajtë dhe ca korba nate
Ndaluam stuhitë që i kishin krijue tokës.

Nuk vdes fjala për pa vdekur secili tradhtar i tokës dhe qiellit
Atëherë luftëtarët do t´i numërojnë betejat e fituara
Çdo ditë rri agut mëngjesor duke rujtur me gjelozi daljen e dritës
E di flaka dhe fjala e diellit sa më ngroh dhe me fal jetë edhe përtej saj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s