Poezi nga Petraq Risto

Poezi nga Petraq Risto

 

QYTET NËN UJRA…

Shpesh më shfaqesh si qytet i vjetër nën ujra
Nën kambanaren e orës: oborr kujtese duke pastruar.
Rrugica shkëlqen si karficë e flokëve të tua…

Më dukesh qytet nën ujra: ja pemët e kthyera në fantazma
Kinemaja verore ka mbetur pa zë: vuan nga astma
Burri që na shfaqte filma, fshehurazi qe pushkatuar…

Ja biçikleta e vjetër: ti duke mësuar
I shoh kafazet ku mungojnë pëllumbat
…Qytet i vjetër nën ujra.

Çdo gjë në këtë qytet ka emrin “Të dua!”.
Ti më kthen në krijesë magneti: thith grimcat e tua
Dhe pse magneti nuk ka jetë në ujra.

 

 I dashuruar

Ekziston diku një dem shpirtbutë i dashuruar me ngjyrën e kuqe,
bie në kontakt me të e bëhet nervoz si era
dhe pastaj i urtë si qielli i majit në orët e mbrëmjes.
Sot jam më i dashuruar se dje.
Ti hyre tek unë dhe u bëmë dy njerëz brenda një trupi
eci rrugës dhe ndjej frymëmarrjen tënde të butë.

Them se gjaku im është i kuq si bluza jote verore
dhe çdo pikë ka tiparet e fytyrës tënde.
(Ekziston diku një njeri i dashuruar dyfish me gjakun e tij).
Them se ne jemi një pjesë e natyrës dhe të dashuruar si natyra
se nesër do të jem burri yt dhe ti do të jesh gruaja ime e mirë.

 

Pagjumësi

E ndjen si më dridhet zëri
kur të them “natën e mirë”.
Ti lëviz nën hijen e qerpikëve të mi
ti dhe pagjumësia lindët në një kohë.
Nesër do vij sërish pranë teje, dashuri
i bukur si një sy i përlotur.

Me çelësin e shqetësimit hapa dyert e pagjumësisë
dhe në çdo dhomë njoha fytyrën tënde, dashuri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s