Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

NJË HIJE…

Një hije e vjetër…
Mbi mbetjet e sistemit që vdiq kërkon…
Pa pushim kërkon…
Zërin mekur…
Këndon, apo ndoshta derdh lot…
Në duar një palë brekë të grisura
Bejteve me rima fillon dhe i qep…
Duke u marrë erë…mbush gjoksin
Merr forca…
E gatitu qëndron me grusht mbi yll…
Një kukuvajkë…atje në pyll…

Kopsat metalike mbi xhaketë
Koka me lëkurë gjarpëri
Diktaturën e proletariatit nga një kohë tjetër
Vjellin…
E me mustaqe…
Diktatorët e shekullit që kaloi imiton…

 

VRAPOJ…

Heshtjes endem…
mbi mbytjen e ëmbël
Që rrokjet lindin vargjeve
Petaleve të mbledhin ngjyrat e jetës
Që dua ti ngjasojne fytyrës tënde…

Në çdo tingull
Pushtimi i ngrohtë i ndjenjës së butë …
nëpër trup më mbyt…
Me të vrapoj erërave…
Shtigjeve…
Stinëve… të jem me ty…

Aty…s’ka kohë …
E un vrapoj…vrapoj…shtigjesh…
Me një konxhe trandafili në sy…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s