Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Të kërkoj

Të kërkoj mes njëmijë perdesh, si një flutur
Me erën flas dhe shpirtin ma vjedh, të kërkoj
Nuk di në ka, pranverë më të bukur
Tek troket në vjeshtë si të jetë fajtor.

Të kërkoj si një unazë, shtrënguar në gisht
Teksa i shkëlqen i vetmi gur që ka
Në sofrën e shpirtit je ulur këmbëkryq
Shtruar ditë pa fund, pa një kalendar.

Të kërkoj mbi varg, si të jesh poemë
Mijra shkronja vallen shtruar e vallëzojnë
Vjeshta mallëngjehet, verdhet përmbi pemë
Të kërkoj dhe pyes – sa herë do t’a jetojmë?

 

Qyteti i helmuar

Nata nuk e ftoh më, qytetin tim të helmuar
Është dorëzuar tashmë, ka shumë kohë
Lindja e diellit, përplaset dëshpëruar
Duket sikur të gjithë, janë mbledhur në mort.

Barkmëdhenjtë çuditen, sa shpejt u rrumbullakosën
Mbi tavolinë përplasin grushtin, si të fortë
Qyteti mes muresh, rënkon si i burgosur
Një shtresë pështymjesh, zë kore mbi tokë.

Vesa e mëngjesit, si pacient terminal
Duket sikur shkruan, orë psherëtimash
Diku larg, shumë larg, një dallgë mbi oqean
Tundet fort me zë ulërimash.

Qyteti im i bukur rënkon si në mesjetë
Mes pluhurit vrasës dhe tinguj të fortë zhurmash
Një moment përmbytet, një çast dielli e djeg
Barkmëdhenjtë ndihen, në kafaz pëllumbash!

 

Gusht!

Aroma e asfaltit djeg dhe zhurit
Si buzë e çarë pa pikë uji
Një zemër e ndarë, një plis plasarit
Dhimbja lotin fshiu mbështetur pas një guri.

Djeg e përvëlon gushti sivjet
Kish kohë që nuk bënte kapriçio të tillë
Një ditë, pashë si ra tërmet në det
Ju betohem njerëz, ishte një klithmë.

Të qet vazhduan njerzit lakuriq
Unë një çast, ndava përgjysëm detin
Këmbët vërtet, s’më bën të ikë
Sytë e shpirtit mbanin, atë gjysmën tjetër.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s