Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “DIKTATORË DHE AVENTURIERË” të autorit Spiro Vasil MËHILLI

Shtëpia Botuese ” ADA” publikon librin “DIKTATORË DHE AVENTURIERË” të autorit Spiro Vasil MËHILLI

Auutor: SPIRO VASIL MËHILLI
Titulli: DIKTATORË DHE AVENTURIERË

REDAKTOR: VELI HODAJ

REALIZIMI GRAFIK: Grafika “ADA”

©-TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË AUTORIT

ISBN: 978-9928-269-14-0
Ballina: “Leda dhe Mjellma” nga Paul Mathias

Botimi i parë, 2018
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Roland Lushi
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shtator 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Mëhilli, Spiro V.
Diktatorë dhe aventurierë : Adolf A. Hitler, Benito A.
Musolini, Josif V. Xhugashvili ; red. Veli Hodaj. –
Tiranë : Ada, 2018
312 f. ; 20 cm.
Bibliogr.
ISBN 978-9928-269-14-0
1.Diktatorë 2.Biografia 3.Hitler, Adolf 4.Mussolini,
Benito 5.Stalin, Iosif V.

321.64(4) “19”
929(4)


NË VEND TË HYRJES

Lenini, Stalini, Musolini, Hitleri, Mao Ce Duni, Fidel Kastro, Josif Broz Tito, Pol Poti, Lavrent Beria e shumë të tjerë nuk kanë asgje të përbashkët me njerëzit e thjeshtë nga ana njerëzore dhe seksuale. Ata kanë qenë të aftë të nënshtronin popujt e tyre dhe të vendeve të tjera si udhëheqës “të mëdhej”, “të pagabueshëm” dhe nga ana tjetër lodheshin e për pasojë kishin nevojë të pushonin, të shlodheshin duke kaluar nëpër dëfrime të mbyllura, të sigurta e deri në marrëdhënie seksuale me kë të mundënin dhe ku të krijohej mundësia. Bile dhe ato femra që shkonin me këta perversë seksual duhej ta kishin për nder që i ishin dhënë atyre në mos shpirtërisht, të paktën fizikisht.
Po përmend vetëm rastin MAO. Ai u martua katër herë. Gruan e parë e ndau sepse kishte sjellur me vete prindërit. Më pas, u martua me vajzën e profesorit të tij të nderuar, e cila i solli në jetë tre djem, por më vonë ajo u dënua me vdekje nga Gomindanasit. Gruaja e tretë, duket që nuk merrej vesh me Maon, prandaj ai e dërgoi në ish-Bashkimin Sovjetik “për mjekim” dhe në kthim, e mbylli në spital psikiatrik. Gruaja e katërta ishte Czjan Cini, vajzë e një sipërmarësi të vogël, e cila në vitin 1928 u fut në kurse teatrore. Pas dy vjetësh, u martua me tregtarin nga familja Huan dhe shumë shpejt u nda për t’u kthyer midis kineastëve dhe trupës teatrore. Czjan Cin shumë më pas iu vardis Mao Tse Dunit dhe në vitin 1939 u martuan. Ky problem u shqyrtua në Byronë Politike, por Mao u shpreh: “Jetën time personale do ta rregulloj ashtu siç dëshiroj duke mos marr parasysh asgjë”. Dhe kishte të drejtë, kur Li Shao Çi kishte gjashtë gra. Në vitet e “Revolucionit Kulturor” ajo mori pjesë në “Bandën e të Katërve”, me Czjan Cuncaon, Van Hunvenian, dhe Jao Venjuanin. Në atë kohë, ajo u kthye në origjinë duke u mbyllur në çadra me ushtarë e merrej me orgjira. Përfundoj e vetëvarur në 14 maj 1991. Mao Ce Duni, sipas të thënave të mjekut personal, Li Zhi Sui, në librin e ti “Jeta private e kryetarit Mao”, femrat i prezantoheshin ashtu siç jepet menuja për të ngrënë. Atij çdo natë i servirnin një vajzë të virgjër që t’i zgjatej jeta, të cilën e mbylli në 9 shtator 1976.
Në këtë libër kam qëndruar në tre figura kryesore të Europës të shekullit XX, të dy diktatorëve të ekstremit të djathtë, Hitlerit dhe Musolinit dhe një të ekstremit të majtë, Josif Xhugashvilit.
Lexuesi do të ketë në duar biografinë e çdo njërit prej tyre, prejardhjen familjare; familjen, ku futen gratë dhe fëmijët, kryesisht të Musolinit dhe Josifit, ardhjen e tyre në pushtet me anë të puçeve nga më të ndryshmet, marrjen në dorë të frenave të pushtetit e sjellja barbare me shokët dhe sidomos me popullin e thjeshtë, ku në krye të tyre qëndron Stalini i Madh. Vështirë të besohej vite më parë se çfarë morali paskan pasur këta personalitete që kanë luajtur jo vetëm me fatin e popujve të tyre por dhe të botës.

Autori

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s