Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
TUFA E FJALËVE
 
Jeta ka kuptim
Dhe kuptimi ka jetë
Kur në mbretërinë
E fjalëve vjen një trim
Që takohet me një trimëreshë
Për ta bërë Kosovën sokoleshë
 
Kuptimi i jetës
Është kuptimi i kohës
Kuptimi i historisë
Fusha e betejave
Dhe fshehtësitë
E botës së përlindur
Ku fjalët fejohen me fjalë
 
Kuptimi i kohës është guximi
Për të vajtur nga drita në dritë
Duke e shkundur pluhurin e fjalëve
Për të sajuar nga to një tufë
Për ditëlindjen e shpirtit tënd
Që nuk vdes kurrë.
 
 
 
VALLËZIMI I FJALËVE
 
E njeh relacionin mes dy syve tu
Shndrisin së bashku, lëvizin së bashku
Qajnë së bashku, shohin gjërat së bashku
Dhe ia krisin gjumit së bashku
Duke ëndërruar dashuri, romantizëm
Filozofi dhe një vëllim me poezi
Me vargje të buta si do fije mëndafshi
Duke të porositur ta përjetosh jetën
Me dinjitet, me maturi, me urtësi
Me guxim, sinqeritet dhe mençuri…
Mos i nxjerr në pension fjalët
Sepse fjalët e shpëtojnë shpirtin
Dhe ta mbushin kuletën me flori…
Sytë shëndrisin edhe kur kris humori:
Kur ritet buxheti, këndellet shëndeti
Dhe fjalët vallëzojnë n’autobus
Kur minusi bëhet plus…
 
 
 
NUSET E FJALËVE
 
Poezia është si nusja
Më thotë një poet kosovar
Dikush e do bardhoshe
Dikush të trashë dikush zeshkane
Dikush të gjatë, dikush të plotë
E dikush të hollë…
 
Qytetet mos janë vallë libra
Libra të stolisur
Me përfytyrime të bukura
Ku takohesh me stërgjyshërit
Me nuset e fjalëve e me fjalën
Që s’i duron shenjat e pikësimit
Jemi apo s’jemi një komb kreshnik
Që e konsideron fjalën si mik
Që ta pjek kafenë në ibrik
Për ta pirë kafenë dalëngadalë
Me fjalët e matura në peshore
Për të dëshmuar se shqiptari
Digjet për muhabet dhe qerasje.
 
 
 
FAMILJA E FJALËVE
 
Fjalët e mia
Trokasin në portën tënde
Dhe në vend të bukës
Kërkojnë pak vaj
Për t’i lyer rrotat
E karrocës së shpirtit
 
Familja e fjalëve
Banon në katin
E shtatë të qiellit
Dhe herë pas here
Zbret me anije kozmike
Si një pjatë fluturuese
Që vërtitet mbi kokën tonë
Duke na pajisur me dritë
 
Mendimi krahasimi fluturimi
Ëndërrimi e gjumi dhe zgjimi
I përkundin fjalët në djep
Që nga koha kur Adami
I kërkonte Evës
Një kupë me sherbet
Për t’u bërë mbret
 
Është kjo poezi për fëmijë
Apo fëmijët janë pasardhësit tanë
Që ëndërrojnë të fluturojnë
Me anijen e fjalëve në Hanë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s