Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Shkallët e shtëpisë sime

Të vjetruara kaq shumë
E të forta pafund,
Nuk dorëzohen asnjëherë,
Ndonëse këmba ime ndonjëherë në besë më ka prerë.
Ditëpërditë ju zbres,
Çdo herë me kaq qejf,
Ndaj sot u frymëzova,
Për shoqërinë me shkallët shkrova ;

Të dashura shkallë !
Si pa kuptuar sot dhjetë vite kanë kaluar,
Ju dua kaq shumë,
Se tok me ju jam rritur unë.
Sa shpesh ju kam zbritur,
E sa shpesh u jam ngjitur
Sa herë padashur mbi ju kam rrëshqitur,
Si një flamur më keni valëvitur.
Sa herë kam zbritur si modele
E sa herë kam ecur këmbadore si kotele,
Njëherë o le le këmba,
E njëherë o le le dora,
Të eci me kujdes
Mësimin nga ju e mora.

 

Ndonjëherë…, sikur…

Ndonjëherë…, sikur…
Janë fjalë që na shtojnë dëshirat,
Ndonjëherë… Sikur…
Fjalë që na rrethojnë,
Këto zemra dinë veç këtë gjuhë,
Na lejoni ti themi këto fjalë,
Jemi fëmijë, kemi ëndrra, kemi dëshira.

 

Tuneli i gabimeve !

Isha thellë në tunelin e gabimeve,
Ku nuk qaja dot,
Se kudo, shihja pasqyra… .

Ish një dhomë plot gabime,
Me pasqyrime që nuk duhej të ekzistonin…
Kudo shihja veten time,
Si gabimi më i madh.

Aty ku duhej vendosur një kryq i kuq,
Nuk duhej të isha futur,
Në atë vend kishte vetëm natë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s