Poezi nga Vjollca Koni

Poezi nga Vjollca- Ajasllari Koni

 

FATI , SHTEGÊTAR

Hesht ky mall i ngelur peng,
në vite si eshka mbi tra,
sa vetmuar e jetim ndihet nê këtë vend,
kur përcjell vjeshtave lejlekët shtegtar!

Aty-këtu, dëgjon psherëtima
të ndonjë fluturaku pa fole,
buzë moçaleve lëkunden shelgjet,
si shpirtëra bohemi pa atdhe!

S’ ja merr dot këngës pa orkestër,
rrudhur e bymyer pa nxjerrë zë,
kur vjen mbremja mbledh flatrat,
kupat me vrer derdh mbi të!

 

REGËTIJ

Kalëruar mbi retë hapësirës qiellore!
Sa dua të takoj Perëndi!
Të lutem, 
Të them për trillet tokësore
e të kthehem në rrebesh me shi!

Jetë të molisura, që po i mposht dhimbja,
vuajtja prek në pafajësi!
Erë gjaku e vdekje bie toka
kërkojnë mëshirën tënde Perëndi!

Zgjate dorën te pafajësitë,
Zot, shëroju plagët që kanë në shpirt!
Shtrije dorën dhe mbi të “marrët”
pastroju shpirtin nga ligësitë!

Regëtin kjo zemra ime,
për pak buzëqeshje ta kemi dhuratë!
Sa dua të shoh këtë botë të “çmendur“
në qetësi e në paqe të artë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s