Kalendari poetik: Mario Benedetti (1920-2009) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Mario BENEDETTI

Kalendari poetik: Mario Benedetti (1920-2009)

Sot, më 14 shtator, është data e lindjes së Mario Benedetti-t, poet, eseist, shkrimtar dhe dramaturg uruguaian. Prindërit e tij qenë mërgimtarë italianë; për mbijetesë filloi punën qysh në moshën 14 vjeçare dhe arriti me qënë ndër poetët më të dëgjuar latino-amerikanë. Pas grushtit ushtarak të shtetit të vitit 1973 u detyrua për shumë vite të jetonte larg Uruguajit. Vend i vogël Uruguaji, por ka nxjerrë poetë me famë botërore. Përzgjodha këtë poezi, një nga shqipërimet e para që kam prej tij:

QYTET I RREMË

S’ka mundësi.
Është i rremë ky qytet.
S’ka mundësi që palmat të përkulen
e jelet e kuajve të përkëdhelin,
e sytë e kurvave kaq të ëmbël, si me qënë
sytë e Venusit të Luca Cranach-ut,
s’ka mundësi që era kur ngre fustanët
dhe kaq të bukura të jenë të gjitha shalët
apo ministrat të shkojnë me biçikleta
nga vjeshta në verë dhe anasjelltas.

S’ka mundësi.
Është i rremë ky qytet.
S’ka mundësi që askush të mos cytë ngathësinë time
dhe psherëtimat të më ndezin njësoj si urra-të
dhe mund të pështyj pafajsisht a me qëllim
jo vetëm mbi një portret, por edhe mbi të zotin
s’ka mundësi që çdo taracë me antenë
të gjejë çka i duhet menjëherë
dhe ata që vrasin veten i ngulin sytë humnerës
dhe hidhen në të si me qënë pishinë.

S’ka mundësi.
Është i rremë ky qytet.
S’ka mundësi që shtrigat të të buzëqeshin mu në surrat
pagjumësia ime si eshtrat të kërcasë
dhe oficeri me kapterin e policisë të qajnë
si krokodili me shelgun lotues para njëri tjetrit
s’ka mundësi që unë rri dhe ndreq
gabimet e fjalimit që do mbahet në varrimin tim
dhe autoambulanca vazhdon pa pyetur
që këmbanat kumbojnë si këmbana.

S’ka mundësi.
Ky qytet s’është i vërtetë.
Ose është
dhe në qoftë kështu,
në rregull,
le të më arrestojnë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s