Shtëpia Botuse ” ADA” publikon librin” “Mjeku viziton xhepin” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Shtëpia Botuse ” ADA” publikon librin” “Mjeku viziton xhepin” të autorit Ded Nikoll Luca (Denilu)

Ded Nikoll Luca (Denilu) ka 34 vjetorin e martesës me gruan e tij Flora dhe rastësisht përkon që ky libër me epigrame “Mjeku viziton xhepin” të dalë nga shtypi me 16 shtator. Shtëpia botuese “ADA” e uron çiftin Luca me jetëgjatësi dhe dashuri të përjetshme!

Autori : DENILU
Titulli: Mjeku viziton xhepin
Kopertina: Agim Sulaj
Redaktore: Delina Kreka
Botimi i parë, 2018

Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32, Ap.7
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shtator 2018
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N. Mjeku viziton xhepin : epigrame / Denilu ; red. Delina Kreka.
– Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-39-3
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

 

PARATHËNIE

Origjina e frymëzimit të autorit Denilu vazhdon duke u mveshur edhe më shume estetikisht, ashtu si vjen bota e tij ideore duke u zgjeruar. Në këtë përmbledhje epigramesh, ky krijues del edhe më kërkues ndaj vetes dhe arrin të njësojë lexuesin me epigramin duke e gjallëruar dhe nxitur estetikisht nëpër gjithë situatat dhe çastet e tij të frymëzimit. Epigramet e këtij libri vijnë si një tingëllimë e ndjeshmërisë, e cila në këtë rast mund të identifikohet si një shenjë e afinitetit të tij krijues. Kjo shënon një avancim të autorit si një krijues që proçesin e shkrimit tanimë e merr si një prodhim të nevojës së botës së brendshme, si një prodhim të konceptit të tij për të, dhe njëkohësisht, kjo shënon një stad të vetëdijës letrare që gjithsesi tani është i formësuar. Në libër hetohet një shqetësim i përhershëm që kalon vazhdimisht në krijim, në prodhimin e materializuar të ndjenjës duke bartur ide të veçanta. Gjithçka që e turbullon ose e gëzon autorin, paraqet frymëzimin e tij. Jeta, vërshuese me befasitë dhe të papriturat e saj, klima shoqërore shpesh edhe si produkt i së kaluarës, vetmia e dhimbja i krijojnë një hapësirë medituese.
Natyrisht kjo është një përparësi për librin. E veçanta e librit është këmbëngulësia e autorit që ta thotë të tërën, gjë kjo që në shumë raste e sforcon paraqitjen krijuese të tij duke bërë edhe ndonjë përgjithësim, por kjo më tepër mund të merret edhe si një segment i pasionit të padëgjueshëm për komunikim me lexuesin.

 

Ded Nikoll Luca (Denilu)

Gjithë atë qëllim që ka në mendje dhe në subjektivën e tij, autori Ded Nikoll Luca (Denilu) e bën libër përmes udhës së frymëzimit i cili në vazhdimësi vjen ashtu si e ndjen ai botën dhe kujtimin, atë që është dashur të mbetet e të mos harrohet si një e djeshme. Deda nuk kalon kalimthi mbi asnjë motiv, por rri zgjuar mbi çdo ndjenjë e ide për t’i shpalosur deri në fund vullnetshëm dhe drejtpeshueshëm, çdoherë duke qenë pashmangshëm kritik ndaj emocionit shpërthyes. Në këto epigrame vërehen edhe degëzime të të njëjtit frymëzim dhe kjo bëhet natyrshëm sepse dalin si pjesë të objektivit të tij krijues, por të shfaqura me një gjuhë tjetër dhe në kontekste të ndryshme. Duke qenë kështu, këto degëzime dalin të efektshme në kuptimin e ofrimit më të plotë të botës së autorit, statusit të tij si krijues. Këmbëngulës në “qërimin e hesapeve” me veten dhe me atë që e rrethon, Denilu është në rrënjën e frymëzimit, të cilën me vite e ka hulumtuar, ndaj del me librat e tij në seri që siç duket as ai vetë nuk e di se kur do të mbarojnë.

 

Delina Kreka, poete.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s