Poezi nga Xhemajl Rudi
BREDHI I BLERTË
Bredhi i blertë nder shikimet tona
në dhomat e zemrave tona,
në sallonet e pritjeve të ëndrrave tona,
në shkallët e ngjitjeve,
aty ku qeshin dritaret,
aty ku në dorën e shtrirë vjen
tu u ndi si një ëmbelsi,
bjen si një shpresë e pritjes së gjatë
dhe shtrihet si një ëndërr,
si një xixë e drurit të thatë,
tu u djegë si në zjarrin e shejt në zemër
dhe pastaj bie n`agun e ri, si prej xhamit tu u tretë n`yllin lajmëmirë!