Poezi nga Katiola Ilia Karoli
Ndjesi
Ajo kish frikë të dashuronte,
Të shihte një mashkull në sy,
Çdo shenjë më tepër e frikësonte,
Trembej t’i thoshte dikujt
“Kam nevojë per ty”.
Ajo dridhej si një gjethe vjeshte,
Me sytë që i ndrinin si me magji,
Zhytej thellë në biseda të ndryshme,
Dhe kish frikë të provonte ndjesi.
Ishte shndërruar në një akullnajë,
Aq sa as veten s’po e njihte mē,
Kish frikë nga drithërimat e trupit të saj,
Trembej se mos ishte tepër vonë për të…
Sërisht…
Më vishni sërisht me të bardha
Se për të nusëruar s’nusërova dot
Si ëngjell u mundova të jetoja
Por mes djajve qënka e kotë
Mos më hidhni vellon magjepëse të bardhë
Flokët si ujvarë ju lutem mi lini lëshuar
Kurorë diamantesh mos më vini në kokë
Diamantët e shpirtit i kam më të çmuar
Vetëm sytë,sytë mi zbukuroni bukur
Lyeni me gjithē ngjyrat e ylberit
Më duhet të mbuloj trishtimin
Periudhën, kur shpirti njohu ferrin.
Imazhi yt
Ecja e vetme njē ditë të nxehtē vere
Në shkretëtirēn pafund të shpirtit tim
Hidhja sytē mbi rërēn e artē vezulluese
Një çast më dukejse shpirt do jepja aty
Diellin që sa shumë e adhuroja
Rrezet e tij vetēm mbi mua i hidhte
Kërkoja vetëm dy pika tē vetme uji
Të lagja buzet e rrugēn të vazhdoja
Thonē qē kur ecën nē shkretëtirë
Imazh oazesh dalin përpara teje
Por mua mu shfaq vetëm fytyra jote
Se ishe i vetmi qē doja pranë meje
Zgjata duart mē vrap drejt teje
Me mall si e marrë fort të pushtova
I putha rrëmbimthi buzët e tua të ëmbla
Dhe vetëm atje etja për njē çast u shua
Ti je imazhi im i vetēm në botë
Në çdo çast qoftë me shi a diell
Për zemrën tënde kam nevojē
Me ty ndjej vetëm pranverë!