NË TË TJERË QIEJ (sime bije) / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

NË TË TJERË QIEJ

-sime bije-

 

E pati vendosur, u nis edhe iku,

pak parfum vajzëror la në shtrat,

puthjen e mëngjesit si diell ma fiku

dhe dhomën e la si një lëndinë të thatë.

 

Nëpër shtëpi im shoq vjen vërdallë,

në heshtje ngadalë hapat zvarrit,

unë çezmën hap si një kufomë e gjallë

dhe larjen e pjatave e nis sërish.

 

Si shkuan vitet, kështu papritur

dhe ti u rrite kaq shpejt, moj bijë,

s’mendoja kurrë se një ditë do ikje

dhe dhuratë pas do lije mërzinë.

 

Ti tashmë prek të tjerë qiej,

drejt rrugës së fatit je nisur të shkosh,

e di, një ditë si dallëndyshe do kthehesh,

po prapë veten, s’e bind që s’e bind dot.

 

E pati vendosur, s’ju bëra pengesë,

fëmijërinë dhuratë e la në shtëpi,

dhe ajrin që thith e ndjej si lëndesë

e tretem ngadalë siç tretet një qiri…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s