Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

NDJENJË

I pafuqishëm veprimeve
të të dhuroj
manipulime?… Mos kërko.
Mos më kërko
varfëri, në varfërinë e shpirtrave
nuk udhëtoj.
Nuk udhëton një shpirt fisnik
tenton kumarit?…
Sakrific e dashurive
të fyera kjo
vret dhe dieĺlin. Me diellin
linin vorbullat
si mbi një vepër të kritikave
letrares
a gjen zbërthim?…
Tipografik
e linim…, ndjenjën.
Pa ndjenjë
pa vlera parësie
shpirtit?…
Ky shkak i jetës
na përmbush
mbi thelbin e oborrit njerëzor
si një pjesëz
në substancën hyjnore
frymëmarrjet?!…
Nuk mundem, nuk mundem
kumarit tuaj!…
T’i dhuroj. 

 

PETALESH 

Dhurohet bota
mbi mister
zbarkim mëshire 
jeta?…
Jetën, e pres e shtroj
pa një mendim
mes dritës dhe gëzimit.
Gëzimeve!…
Atë e ftoj dhe ja zbërthej
misteret?…
Dritës ja zbërthej
ceremonish
përzgjedhur po i mbledh dhe
i largoj
mes mitesh, përballur?…
I zbuloj
çdo provokim, si hijet.
Hijet, nuk dua
i mbuloj, dritës përballur
rrinë, si hijet!…
Dhimbjet, i zbërthej
dhimbjeve!…
Tret misteret. Derdhur, ato
në fshehtësi
po i ndriçoj, mendimit, shtrij
me jetën!…
I ngarkoj, vitet, mes numërimesh.
Si lojë petalesh
i afroj dhe i zgjeroj me jetën!…
Akordeve përzgjedh
dëshirë dhe dhimbjet shkulur.
I shkul!…
Si lules petalet, ja kërkoj
përulur!…
Mes dëshirash. Aty, i zmbraps
çdo rezistencë
dhe të panjohurën, kuroj
çudit mes dritës
zbardhen. Zbardhen, me ty
O dritë!…
Dhe ti, o dritë, kur më mohon
noancat!…
Jetës, deformon, pa tone
shuhet, drita.
Dritës!… Harrohen dhe
fajet
nuk ja gjej, fatin?… Lules
përzgjedhur.
Me lulen, përzgjedh, lulen?…
Me lulet, vjen!…
Pranvera.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s