Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka

 

Maskat e trishtimit

Nëpër zhurmat e natës
që ndihen apo vetëm ndërgjegjia i kap,
përpëlitjes së paqetë deri në jerm,
njeriu, ose me saktë shëmbëlltyra e vet .

Diku në largësi i rrahur një qen…
Kur çdo zhurmë e gjallesave
tretet dhe s’ dëgjohet veç frymimi,
i drurëve të pajetë si karkasat,
mallëngjimi i ndonjë momenti kujtimi
më nxjerr memorjes
dhe rend kërkimit të çdo gjallërie,
por nuk gjej veçse maskat.

Si shterg lejlekësh dhe mendimet,
në arrati, në arrati …
baraka e lehtë e zemrës sime
murane nëpër shi.

Tani aty askush s’banon ,
as shpirti im i djeshëm,
trishtimi i mortshëm e sundon,
por nuk ma sjell pendesën.

 

I PARAGJYKUAR

Kush e ka ndjere veten të braktisur
nga njerëzit dhe fati,
larg tingujve jetësorë,
në mes të ideve shkatarraqe ?
Tradhëtisht shikon në kufijtë e dëshpërimeve
një pikëz loti,
ndërsa rrëshqet dhe të djeg nëpër faqe .

I zbehtë filli i mendimit, si përpëlitje zogu,
teksa kraharorit dhe zemrës u lodh tempin,
nga gëmushat e trurit gjarpëri i mendimeve,
rrëshqet prej ndërgjegjes gjuhëlëpirës,
duke mbledhur helmin.

Në dyzimin e vetvetes,
forca e urrejtjes shtrin krahët deri në inde,
djeg shkretëtira e mendimeve fatale,
me pickimin e helmët që herë herë s’bindet .

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s