Vjeshtë / Poezi nga Etleva Petriti

Poezi nga Etleva Petriti
 
 
Vjeshtë
 
Kur qielli ndizet flakë nga dielli kësaj vjeshte
dhe shtegtarët marrin rrugën e gjatë,
një zog përplaset i vetëm pas një kreshte,
si lajmetar i uritur dërgon disa fjalë
 
Kur perëndimi zbriste në sofrat plot
e bijtë hareshëm nisnin këngën
tashmë nga shtegtimi dhe toka vajton
mbi rrasa guri kanë lënë dhe zemrën
 
Kur dita dhe nata të ndërrojë kufij
aty do jetë malli i tokës sime,
ato pak çaste, si në një përrallë
kur mblidheshim tok, dikur rreth vatrës.
 
Teksa e shikoja vjeshtën që vjen,
gjethet bien lehtë, si krah zogjësh të vrarë.
një mirazh i bukur më shfaqet ndër sy ,
një pamje e tillë më ngjall shumë mall.
 
Kalojnë orët si ujët nën urë,
duke parë pemët, si vjeshta i zhvesh.
iku një ditë që s’do kthehet kurrë,
riktheu një poet si dielli në mëngjes.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s