Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

Ç´KËNGË MË JE

Ka diçka në ty që nuk të ngjan
Si këngë.

Përse sonte nuk u bëre legjendë kujtimesh
Pranove të mbetësh e vetmja këngë dhembjesh.

Të lutëm ik nga errësirat e secilës mbrëmje
Se të zënë udhën këngët e korbave.

Mos rri udhëkryqeve ku jeta është njëqind herë
Vdekje.

Përse vetëm për një çast nuk u bëre këngë luftëtarësh.

Eh,Zoti im jepi fuqi këngës
Asaj këngë që dikur e këndonim
Sebashku me luftëtarin tim.

Dhe ndalo bajlozët e detit
Kur orë e çast shetisin të lirë
Udhës se kombit tim.

Fatkeqësisht mbeta i vetëm
Në lutjen që çdo ditë dërgoi
Ozonit
Të takoj luftëtarët e secilit brez.

Ah,ka pesëqind vjet që bëhet luftë
Dje,sot dhe nesër
A do të jem këngë e të shëjtit luftëtar.

Ndoshta aromë lulesh e shërim plagësh
Të atdheut.

 

Vargu që më lë pa frymë

E di atë fjalë që hyn e del shpirtit tim 
E rri mes lueve më të bukura që i dua
Për pranverat dhe aromat e tyre
Sa më dhëmb fjala e jote që herë hyn vargut tim.

E del në dyluftim me furtunat e cunamet të valëdetit
Pulëbardhat i rauj nga mëkatet e mia të agimeve mëngjesore
Të ruaj në ëndrrat e mia kujtimin e mbrëmjes me hënë
Kur vetëm ti më fale buzëqeshjen që e ruaj në dhimbjen time të shpirtit.

Dhe endem nëpër avenytë e metropoleve holivudiane sa nëpër De la Pari
Flokët me ngjajnë në thinja të bardha të gjyshit tim pa ëndrra për atdheun……
Eh është ky vargu im që më lë pa frymë,është frymëzimi yt mike,është shpirti yt
Këtë varg e ruaj nëpër secin cep të atdheut të mikës sime,e ruaj nëpër secilën lule.

Aty ku aromë më vie si shkëlqim hëne,si dritë e qiririt kur lexoj ditarin tënd
Atë fjalë që ma fale si kujtim ëndërash si relikt që me vite e kërkova në një botë Më ndryshe,në një varg që burimin e ka tek emri yt,tek flokët tua,tek sytë e tu
Sa bukur shkëlqejnë kopshtin tim,lulet e mia ëndrrat e shpirtit tim.

Sonte i nisa këto vargje që përkulem para tyre e sa herë edhe bëhëm i krisur
Se më lënë pa frymë sonte kur skam asgje tjetër në këtë botë përpos emrit tënd
Që ka hyrë si flakë mu në mes të secilit varg dhe rri si e vetme në trupin tim
Dhe si të iku nga ky dyluftim me shpirtin,me këtë botë që më bën të çmëndem.

O zot më ndihmo në lutjen time për botën më ndryshe të vargut tim
Dhe kujtimit për trëndafilin tënd që një ditë ma dhurove si të vetmën aromë
Që unë e dua kur pranvera vjen sebashku me pulëbardhat e agimeve.

 

TITANIK

Përse o det nuk përmbyse njërin nga demonët
Nëse veç e deshe vrasjen e dashurive të para
Çfarë ëndrrash i mbyte ende pa lindur dielli i lirisë
Kur luftëtarët ishin betejave për jetë a vdekje.

Titanik ah,emri im i përjetshëm i fjalës se shejtë
Ku ëndrra më nuk është as ëndërr e lirë
Ku loti u vra m´u në mes syve të bukur
Të Eves.

Më mirë vrit o det perandorët
Kur heshtjen e kanë vrasje
Se lumturinë e mbyte
Sebashu me të gjitha simfonitë e Betovenit.

Tani është bërë vonë t’i rikthehesh buzëqeshjeve
Çdo gjë të shejtë vrave për fjalët e demonëve
Kur hap pas hapi të vijnë pranë
Si qelbësirat e të pa emërve.

Kurrë më mos u kthe në emrin e bukur që kishe
Në buzëqeshjet që vetëm unë dhe dielli i dinim
Nuk e kemi mendue kurrë këtë ditë
Kur me diellin shndërrohemi në armik.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s