Poezi nga Rudina Nano

Poezi nga Rudina Nano
 
 
Në ç’trille kam rënë?
 
Më thuaj
Më fol
…sepse po të mos më flasësh ti,
zbres në honet më të thella
Dhimbja më bëhet
e vrazhdë,
e fortë,
vrastare…
Mos më tërhiq në ëndrra
të pabesa
rrugicave të përdala
më ngre nga një kurth
Ty të këlthas!
Mos ma ndrydh ajrin,
se ajri i mbytur m’i ngushton venat
e gjaku më ulërin pikëllim
 
 
M’i vendos këmbët në vend të gjerë
mbuluar me lule toke
e aromë dheu
Të ndiej si shpërndahet e lirë fryma,
si ngrihet lart,
si zhytet në kupën e përflakur
të qiellit,
si zbret sërish poshtë
një lulëkuqe e ndezur
T’i mbyll sytë
Lotët e blerta t’i kredh në mollëzat e petalëta,
në hullinë e tyre të mbjell gëzimet e pathëna,
pastaj t’i vjel ëndrrat,
siç vjel yjet hëna
 
 
Në c’trille kam rënë?
Më thuaj
Më fol
…sepse,po të mos më flasësh ti,
qenia më
frigohet,
rrudhet,
mpaket…
 
Nata e botës po zbret mbi mua
Mbi ta,nata e ligësisë…
 
Fajtore!
Gjyqin ma bënë në tokë të rreme
Dhe fajin ma ngjizën në turp të shterptë
 
O qiell e tokë!
Vulose ti shpirtin tim
Qëllomë o rrufe
Unë nuk kam eshtra
Jam mish i ftohtë,
gjak i zhveshur
nga padrejtësitë
 
Salla u mbars me qetësi
 
Por unë dua t’u flas
Dua t’u flas
për shpirtin tim të vjedhur natës
për rrugët terr të gjoksit tim
T’u them sa
peshon guri
Sa e rëndë është rëra
T’u tregoj se
Faji im i pafaj qenka më i rëndë se të dyja bashkë
 
T’u lëvdohem për dobēsitë e mia,
sepse unë jam i dobët
Kush nuk është që të mos jem
edhe unë?
T’u krenohem se fuqia ime përsoset ne dobësi
T’u kujtoj se fuqia e tyre
eshte e përkohshme
Rrënjët e saj kanë mbirë
mbi fuqinë e tjetërkujt…
 
Nata e botës po zbret mbi mua
(nesër do zbardhë sërish)
Mbi ta,nata e ligësisë…
 
 
Me puth, sic puthen engjëjt
 
Jo!
Jo tani!
Mos m’i afro buzët
se ështe ditë
Shëëët…!
Mund të dalë dielli
të na verbojë
e të na ngatērrojë ndjesitë
Larg orëve mëngjesore
dhe agimit të paduruar
Shëëët…!
Prit natën
të bjerë e vagullt,e hirtë
Të puthemi natën,
kur fanatikët bjenë e flenë,
të flenë dhe perënditë
Shëëët…!
Hëna është shtrirë përmbys,
të përfitojmë nga rasti:
ti,unë,buzët dhe shpirti
të puthemi nën eklips…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s