Ne s’dimë asgjë / Poezi nga Eva Kacanja

Poezi nga Eva Kacanja
 
 
 
Ne s’dimë asgjë
 
Unë s’di asgjë,
ajsberg ky fat.
Pas dite e viti,
aty ku unë qesh
dikujt i dhemb shpirti.
Dhe ti asgjë s’di,
Kot thua je më i madh,
se viteve vuajte në kërkim të vetes,
si një shtërg i humbur buzëve të harruara,
peng i dhimbshëm kohëve të shkuara.
Kot e kemi të gjithë,
asgjë nuk dimë,
pandorë e stisur sillet rreth nesh,
dikë e tremb dikujt i buzëqesh,
kur britma çan malin prej frikës e tmerrit,
kur humbja afrohet e prek dashuritë,
kur peri këputet e zemra pèrvlohet,
Kuptojmë të gjithë
që asgjë nuk dimë.
Asgjë nuk dimë e prapë dimë gjithcka,
nga baltë e bekuar ne erdhëm një ditë,
kur dielli shkëlqen e tokën e ngroh,
kur era mëngjeset e mbrëmjet flladit,
kur stina piqet e frutin lëshon,
kur dorën e dashur prekin gishtrinjtë,
kur afsh i natyrës nga vesa zë laget,
kur bebja lind e njeriu plaket,
kur rruazoret butë sipas rradhës vijnë,
Ne s’dimë gjithçka
por dicka e dimë.
Kur udhët e jetës ngatërrohen papritur,
bën mirë të kthehesh aty ku je nisur…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s