Kalendari Poetik: Karmelo C. Iribarren 1959 / Përgatiti materoalin Maksim Rakipaj

Karmelo C. IRRIBAREN

Kalendari Poetik: Karmelo C. Iribarren 1959

Sot, më 19 shtator mbush 59 vjeç poeti bashkëkohës spanjoll (bask), Karmelo C. Iribarren; ka bërë punët më të rëndomta, shitës, murator, barist, etj., deri sa arriti të çante dhe në poezi për herë të parë në vitin 1993. Kritika letrare e radhit midis poetësh si Bukowski apo Raimond Carver në rrymën e ‘realizmit të pacipë’; por shumica e quajnë si poet të përvojës jetësore…përzgjodha këtë poezi prej tij:

ROMANTIZËM

Një yll më pate dhuruar, më thotë,
kjo ndodhi dikur, diku afër portit,
një të dielë mbrëma,
kur sa patëm filluar të dilnim bashkë.
Të drejtën të them, asgjë s’më kujtohet,
një jetë e tërë qysh atëhere ka kaluar.

Ama, më vjen mirë ta dëgjoj! Në fund të fundit,
e vërtetë mund të jetë; njëzet vjeç,
trullosur nga dashuria,
pa një grosh në xhep…
Ç’mund t’i dhuroja tjetër?

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s