Kalendari poetik: Stevie Smith (1902-1971) / Përgatiti materialin Makasim Rakipaj

Stevie SMITH

Kalendari poetik: Stevie Smith (1902-1971)

U lind më 20 shtator 1902 Stevie Smith (emri i vërtetë Florence Margaret Smith); ishte poete dhe shkrimtare e njohur britanike. Qysh në moshën 5 vjeçare iu çfaq një lloj peritoniti tuberkular dhe kaloi tre vjet në sanatorium. Qe ky shkaku dhe depresioni si rrjedhojë, që frika nga vdekja mbeti temë e përherëshme në poezitë e saj. Në disa poezi shkroi që “vdekja, i vetmi Zot, që ia mbrrin sa herë e thërret”. Poetja e njohur amerikane, Sylvia Plath, e çmonte shumë poezinë e saj dhe i pati dërguar një letër ku çfaqte dëshirën të njiheshin së afërmi, por pas asaj letre Plath vrau veten. Vetë Stevie Smith vdiq më 7 mars 1971 nga një tumor në tru. Ja një nga poezitë që kam prej saj:

KURRË MË

Nuk do të qaj më kurrë
Duart s’do t’i bëj grusht
Kokën s’do ta përplas në mur
Meqë
Fati më hoqi zvarrë*
Por
Kur të më vijë në majë të hundës
Do të shkoj lart
Drejt e te Ati ynë
Dhe do t’i them Atij:
O At, m’u shpif.

Me nolentem fata trahunt* – latinisht në origjinal, është një frazë nga Seneka (Ducunt volentem fata, nolentem trahunt – fati udhëheq atë që do, atë që s’do e merr zvarrë)

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s