Kalendari poetik: Samuel Johnson (1709-1784) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Samuel JOHNSON

Kalendari poetik: Samuel Johnson (1709-1784)

Sot, më 18 shtator është data e lindjes së Samuel Johnson-it, kritik letrar, poet, eseist, jetëshkrues dhe gjuhëtar i njohur britanik. Autor i Fjalorit të Gjuhës angleze, punë që e kreu i vetëm brenda 9 vitesh. (Për fjalorin e gjuhës frënge punuan 40 studiues për 40 vite me radhë). Ja një shqipërim nga poezia e tij:

MIQËSIA

Miqësia! Dhuratë Hyjnore,
Gëzim e krenari për fisnikët,
Për njerëzit, botën engjëllore,
Kaq, nuk e meritojnë të gjithë.

Krejt ndryshe është me dashurinë,
Për dëshira t’egra bëhet shkak
Ndër njerëzit mbjell veç egërsinë
As zjarr i ferrit s’është më pak.

Ndrit, por ca më shumë përvëlon,
Si rrufeja që vetëm zjarr mbjell,
Me flakë lavdie zbukuron
Vetëm ca të zgjedhur, lart në qiell.

Hareja jote me dlirësinë
Nuk shkon te një llosh, te një i lig;
Tirani për ty kot sa psher’tin
Dhe një lapangjoz qafon si mik.

Me drejtësinë që jep guximi,
Prina n’udhët e errta të jetës!
Dhe le të brejë krimb i dyshimit
Ata që mendojnë veç për veten.

Dhe zjarri yt kurrë mos u shoftë,
As kur shpirtrat gjejnë qetësinë
Ç’na bëri të vlefshëm këtu poshtë
Do të na japë lart lumturinë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s