Poezi nga Ndue Marku

Poezi nga Ndue Marku

 

FLI SHPIRTI IM…
.
Tani,fli,ti…!
I lehtë,gjumi qoftë për ty,
Ta mbulofshin trupin e bardhë
Endrra të bukura…
Më petale trëndafili,
Të bukurin trupë të shtrirë
Gjysëm-zhveshur..!
.Të vjen hija ime..prap të kokë e shtratit,
Muza e poezisë të mbulon më çarçaf të bardhë…
T’a dëgjoj… frymëmarrjen..lehtë,
Zemra të regëtinë nxituar,
Brënda këmishës së hollë
Të kësaj nate të acartë…
.
Jashtë…piklat e shiut
I kan djersitur xhamat e dritarëve
E ballin e hijes time pa formë.
Muzika e gjethëve,pa nota pentagramësh
E vë mgadalë-ngadalë në gjumë:
Ëndrren tënde të zemruar.

Fli pra..shpirti..im.! Mëndjelehtësia,të
ka..lodhur,zemërbutësia..ime.ishte shkaku,ndoshta llastimi im..! …Të..mbaja mbi gjunjë,si femi…në lendinë,
Ric-rica ti shprishja flokët më gishta,
Sa e sa herë ta patën lagur ballin,lotët e mi,
…Uha, sa herë,trishtimin ta kam pirë,ndër stinë…!
.
Sytë e tu të bukur si drita ,s’do më shohin më:
Duke rëndur pas teje,harlisur,ndër ëndrra..,
Ëndrrat tona i varrosëm baltarinave të fjalëve…
Hijet tona po largohën hapësirave qiellore…
…Mallkim,gjuha ime,s’do të nxjerrë për ty..!
Fli pra shpirti im,në naten tënde të gjatë..!

 

TI JE I VETMI THESARË

(Letër nëne, birit në mergim)
.
…Biri im..!
Të linda në shekullin tjetër,
Ndaj rritja jote kishte mundime,
Sepse e mundimshme koha ishte…!
.
…Biri im..!
Doja të kisha një femi,ndaj të linda ty..
Tetë muaj e disa javë
Të mbajta në mitër,
Ndjeja levizjet e tua në barkun tim…dhe..fluturojanga..gëzimi…
…Biri im..!
Ardhja jote më lumturoi,
Më bëri njëri më të mirë…me…bëri..Nënë..!
.
…Biri im..!
Ti je i vetmi thesarë në ketë botë,
Ndaj të dua pa kufi,
…Për ty kam qarë nga gëzimi,
Për ty netëve kam ndenjur pa gjumë,
…Më ke falur shpesh buzqëshje në buzë…
…Biri im..!
.
…Të kam dhenë qumështë nga gjiri im,
…Të kam falur prehrin tim,të fleshë në ëndrrime,
Të kam falur jetën dhe trupin tënd.
…Biri im..!
.
Përmes besimit në vullnetin tim
Pate mesuar të hedhesh hapat e parë,
Më pas ato kembë të vockla,biri im,
Veshën këpucet e mergimit të mallkuar…
.
…Biri im..!
Ishte gëzim i madh për mua
Kur ti nise të belbëzoje,
Kur nise të flisje fjalët e para:
(Mami-babi…)
.
…Biri im..!
Ta lexoj përlotur ndriqimin,në dritat e syve tu bojqielli..
Kur të shoh në ëndrra
Duke u munduar kontinenteve të shpresës,
…Duke bredhur si Kolomb,pa adresë
…Biri im..!
.
..Biri im…mekatare jam,e..ndjej..,
Mekatare ndoshta,përse të solla…në…jetë:
…Përse të linda pikerishtë:
Në shekullin e gabuar..?!
.
…Biri im…!
Jeta ime ishte gjithnjë në luftë,
Në luftë për të mbijetuar,jetën…
Por jam dhe mbetëm krenare,Mami për ty,
…Krenare se kam lindur një djalë, …Krenare së jam mamaja jote..!
.
…Biri im…!
Kurr s’të kam braktisur..,
Kurr s’të kam harruar…
Ndaj mos më braktis,
Mos më harro as ti mua…!
Gjithnjë më mbaj në zemër,
Ashtu siç të mbaj unë, mamaja..jote,
Biri im..!
Humbur e harruar në dhe’ të huaj..!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s