Atë natën e pa hënë … / Poezi nga Marina Prenga 

Poezi nga Marina Prenga 
 
 
Atë natën e pa hënë …
 
Atë natën e pa hënë,
isha unë edhe qielli,
isha unë dhe yjet,
mungonte vetëm
Dielli.
 
Syte e mi derdhnin
lotë
Hëna nuk ishte aty
Yjet rrinin pëmbi
kokë
derdhnin rreze plot
magji, 
lodronin në lotët e mi .
 
Me shikimin lart nga
qielli,
prisja që të vinte dielli,
prisja që të  vije Ti, 
të  puthje sytë e mi.
Kurse Ti i shtrejti mik
nuk e di pse kishe
frikë,
nuk di ku ke
qëndruar,
vallë me yjet je
zemëruar?!
 
Ndoshta Ti je bërë
xheloz,
prania e yjeve te
marros,
me veten time bëj
çudi;
Pse me yjet të mbash
mëri?
 
A të pres këtu ku
jam,
apo të vij sërish tek ty,
se dritën që për Ty 
e kam,
dua ta ruaj në sytë e
mi .
 
Kurrë nuk dua që t‘i
varros ,
asnjë puthje e
përqafim
dhe po të thuash “Ti mos 
eja “
prapë do mbetesh idhulli
im.
 
Edhe po të më thuash
”Ik“
Unë kokën pas do e kthej
Të dua, të them pa 
asnjë ngurim
vështrimin tënd sërish e përpij.
 
Kurdoherë ti je pranë
meje ,
më ter lotët që kam
në sy ,
le të mos dal dielli
kurrë,
Ti je e vetmja dashuri !

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s