Poezi nga Era Nil

Poezi nga Era Nil

 

SHPESHHERË NUK E DÍ
Ç’KËRKOJ NGA TY?

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty ?
kërkoj një puthje
“Tra le nuvole”
kërkoj një ledhatim
“Nel aria”
kërkoj të më marrësh në gji
“Dentro di te come una fanciulla”
si të jem foshnje
që më ushqen në gji.

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty?
kërkoj të eci buze detit
e vetme … me ty
sytë e gjelbërt
të prekin ngadalë
vështrimet e të kaltrit sy!

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty?
kërkoj ti bie parkut
kryq e tërthor gjithë ditën
të prek lulet
të gjitha një nga një
të zhvesh lëvoren e pemës
të mbledh krimbat e mëndafshit
mbi gishterinjtë e mi të hollë
të shijoj strukjen e kërmillit
nën guackë kur e cik me gisht!

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty?
kërkoj të fluturoj
pas fluturave
të bardha me cirka
pas fluturave
portokalli më shirita të zinj
si e marramendur
papritur të bie
mbi gjelbërimin tënd
të mos frymoj
të mos shoh askënd.

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty?
kërkoj të lundroj
mes ngazellimit dy botësh
as në tokë e as në qiell
dhe vetëm atje rrezja e diellit
ka të drejtë të më preki mua
dhe asnje tjetër
jo asnjë tjetër nuk dua …

Shpeshherë nuk e di
ç’kërkoj nga ty?

 

***

Aq larg mes yjesh
Ndoshta s’do të prekja dot
Ndoshta s’do të puthja do ish e pamundur
Me duar të dridhura do të mbaja
Si një kukull barbi prej porcelani 
Me kujdes mos të të thyeja
Në heshtje do të adhuroja
Momenti të mos shteronte
Loti bashkë me mua do qante
Se ëndërrat më s’do ti ëndërronte …

 

***

Qiell veshur me re të zymta
Njerëz veshur
Me gri, blu, të zezë
Ato ngjyra të mbyllura karakteri
Qiellgërvishtës me ngjyrë gri të hapur 
Gri të mbyllur, në gri të thellë
Dritare me perde të bardha
Xhama në gri plumbi
Salla konferencash
Holle pritjesh hoteli
Me ngjyrë bezhë
Tapete në bezhë të zymtë
Afishe rruge blu e gri
Trotuare ngjyer me beton gri
Rrugë të asfaltuara
Ku shihet “granular” gri me cirka
Tabela sinjalizimi
“orange cones”
Bie shi në qytetin tim!

***
Ajo e veshur
Me xhinse desigual me lule
Me xhaketen e verdhë “mustard”
Me këmishën blu
Me dizinjo lule protokalli
Thonjtë ”salmon colour “
Çantën MK “mustarde”
Çadrën rozë
Këpucët e verdha
Me xhinsin në harmoni
Sytë me laps blu
Buzët lyer portokall zemër shegë
Varsen blu me lule portokalli
Bie shi në qytetin tim!

**.

Ajo dhe koha ndryshonin
Me njëra tjetrën
Ajo dhe njerëzia
Ndryshonin me njëri tjetrin
Ajo dhe qiellgërvishtëset
Ishin të largëta
Ajo është ndryshe kur bie shi!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s