Poezi nga Baki Ymeri

Poezi nga Baki Ymeri
 
 
LIBRI ME ENGJËJ
 
Ua dhashë Juve thesarin e mendimeve
Dhe tani po shkoj në varfërinë time
Hapat e saj trokasin shkallëve të kohës
Koha vinte e ikte tinëzisht
Duke na përplasur padashje
Në mbretërinë e vetmisë
Ajo ishte si një trëndelinë e bukur
Buzëqeshte hijeshia në shtatin e saj
Që e mveshte dheun me erëtimë
Kur vjeshtën e kthente në verë
Dhe dimrin e dëbonte në pranverë
Vinte ngadalë e më pëshpëriste
Duke iu dridhur fjalët në buzë:
 
Eja i dashur me fuqinë magjike
E me atë aromë dashurie
Kur gjinkallat këndojnë në fushë
Simfoninë e pavdekësisë
Ndale kohën në vend
Dhe m’i përkujto edhe një herë
Çastet e asaj kohe të çmendur
Kur fjalët e mia dhe shpirti yt
Dremisnin në librin me engjëj
 
 
 
LAVATRIÇJA E FJALËVE
 
Duke rënë nga qielli
Apo duke zbritur nga hëna
Me lotë ia laja sytë dritës
Duke shpresuar se Parajsa
Do të m’i fshijë mëkatet
Ngase skëterra është e mbushur
Vetëm me zjarr mallkimesh
Të mëkatarëve që e kaluan jetën
Me mashtrim dhe eksploatim…
Poetin e dërgoi Zoti të na dhurojë
Investigime me perspektiva të arta
Dhe lavatriçen e fjalëve
Me fjalë të të bukura
Të mbështjellura me dritë
Dhe me shumë shpirtë…
 
 
 
MORAL IDEAL
 
Ja 7 mëkatet e kësaj bote
Sipas Mahatma Gandit:
Pasuria pa punë
Kënaqësia pa ndërgjegje
Dija pa karakter
Tregtia pa moral
Shkenca pa humanizëm
Adhurimi pa sakrificë
Dhe politika pa parime
Zoti Ju bekoftë
Me moral ideal
Me një jetë të bukur
Me begati materiale
Me vlera shpirtërore
Me dhunti hyjnore
Me qindra Like
Dhe përjetime magjike
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s