Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Tatuazh vjeshte

Ti i vizatove një tatuazh shpirtit tim
Herë mu duk flutur, e herë një trëndafil
Herë fluturonte, e t’a nisja sërish
Herë i merja erë, ëmbël mbyllja sytë.

Ti e vizatove vërtetë një tatuazh
Mallin e bëre nuse, e ja dhe në pajë
Vjeshta sivjet, e tëra pikon mjaltë
Po flet veç me ngjyra, ndaj se thotë një fjalë.

Kokë e këmbë një vjeshtë e verdhur bukurish
Sytë e dashurisë qiellit ja vodhe
Tatuazhi flet,.. të dua marrëzisht
Ndaj dhe rri si bleta, çdo ditë nëpër hoje.

 

Paqe!

Fjalë gërvishtur kryefund,
T’kurrur nën buzëqeshje buzësh
Në gjoksin që gulfon, dhimbja të shkund.

Paqe! Sa shkurt!
Ndoshta të lodhur në krijimin tënd
me pak fjalë, por shumë luftë.

Se di, në ke ekzistuar ndonjëherë
Qysh prej kohës kur njeriu u krijua
E vobektë mbete moj e shkretë,
… derë më derë, flokë lëshuar.

Megjithatë, një ditë ta kanë caktuar
Për një imazh të rremë, ndoshta,
e zgjodhën, për tët festuar

Ç’trishtim!
Tek vallëzon mes plumbash
Me buzëqeshjen e ngrirë!

Kërce!
Hidhja valles me shami në dorë
Sot dita ndërkombëtare e paqes
“kështu thonë”…
Hajt pra qesh, këndo festo,
Bëje të paktën sot!

 

“Poetët” Sot!

Janë mbledhur poetët në tavolinë
Vendosën të kuvendojnë
S’kanë lidhje fare me poezinë
Veç flasin mbrapsht e përgojojnë.

Ca mundohen të bëjnë” përpara”
Të tjerë i griu xhelozia
Janë vënë në radhë si nëpër gara
Harruar kanë, se ç’është miqësia.

Ka dhe nga ata /o, të quajnë dashuri
Të puthin vargjet si dhe faqet
Kur nuk u duhesh, ndodh lemeri
Një thikë pas shpine të përplaset.

Disa të lajnë e të lyejnë
Të dedikojnë dhe poezi
Më pas mes vargjesh sërish të gërryejnë
Të gjejnë, dhe shpikin, çdo hall tek ti.

Poet i dashur, a “poete ”
Poezia nuk është një paçavure
Brenda saj ka halle e derte
Ndaj një mesazh, më ëmbël thure!

Se nuk të jep jetë numri i like – ve
Jetën vargu me gjurmë t’a gdhend
Mos gjyko buzëqeshjen e të tjerëve
Pa shihe tënden, sa dhimbje fsheh?

Poetët kanë një vlerë pa fund
Kanë një mesazh për të dhënë
Asnjë poet s’ka fituar me luftë
Veç dashurisë vendosur mbi penë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s