Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga  Rovena Shuteriqi

 

***

Dremita një çast e m’u duk shekull.
Një dorë magjike më futi në vorbullën e imagjinatës.
Filluan skenat të lëviznin e të plotësoheshin nga elementët e duhur.
Isha diku në një udhëkryq e prisja, të vije, ti.
Hija e një peme,më mbulote mirë,më freskonte sa mundej.
Çanta e udhëtimit,më kish lodhur sadopak.Shalli që më gjarpëronte gushës,lëshohej provokueshëm mbi gjoks.Herë pas here,fshija ndonjë djersë që bulëzonte e rrëshkiste tunelit të”errët”,që ndante gjinjtë nga njeri tjetri.Vështrimi rrokej deri atje,ku mirazhi ndante realen me irealen.
Piva pak ujë,si për të larguar atë vegim,që sytë po dallonin atje tej rrugës.Një pikë e zezë sa vinte e afrohej.S’po shihja mirë.S’po kuptoja ç’ishte.Freskova sytë me ujë.Pamja m’u qartësua dhe konturet e një mashkulli me shpatulla të gjera,trup lidhur e të lartë, u afrua.
Erdhe drejt meje me hapa të shpejtuar,thua,se do zhdukesha si hije e një të kaluare.Më shtrëngove dorën e më puthe shkarazi,si një djalë i turpshëm,kur puth për herë të parë,të dashurën e tij.Të buzëqesha djallëzisht.
E di,që ti,ndjen shumë për mua.
S’dija si të sillesha.Të përqafova dhe unë e të putha me mall.
Më ftove të ecnim një pjesë të rrugës me këmbë.Makinën e kishe parkuar diku më larg.Mbaje çantën time dhe diçka sikur bluaje në kokën tënde duke ecur.
Unë të flisja e të thoshja të rejat që nuk i kishim diskutuar kohët e fundit pa m’u mbyllur goja fare.Më zure nga krahët papritur e më mbylle gojën me buzët e tua,duke më bërë të të ndjej akoma më shumë.Nuk mund të kundërshtoja.Edhe unë e prisja këtë çast,që prej kaq kohësh njohje,shpirtin më trazonte.
Një përskuqje e lehtë më mbuloi faqet dhe sytë i përpëlita,duke të parë ëmbël.
Vrapove duke më tërhequr pas vetes.Qeshjet tona jehonin ngado.Ishte diçka, që nuk mund ta kontrollonim.Qeshjet dilnin nga shpirti.
Arritëm tek makina.Shkova të hapja derën e të ulesha për t’u rehatuar nga rruga e gjatë që kisha bërë.Më bëre me shenjë me gishtin tregues.
-Eja të tregoj diçka më parë,-më the-dhe pastaj nisemi!
Të erdha gjithë naze,duke bërë grimaca me mimikën se ç’do më shihnin sytë.
Më the të mbyll sytë dhe hape port-bagazhin e makinës.
Më puthe qafën e lehtas e më përshpërite në vesh:
-Atë që më kërkon kaq kohë,ja ku e ke.
Hapa sytë.
Trëndafila të kuq të panumërt, shpaloseshin para syve të mi.
-Një më kërkove,100 të solla.-më the.
S’dija si të reagoja!Të shikoja ndër sy e njëkohësisht,hidhja vështrimin nga trëndafilat.
Lotë gëzimi,falenderimi, mirënjohjeje,më bënë të të hidhem më qafë e të mbaj shtrënguar për një kohë të gjatë.
Hipëm makinës e rruga na ftonte drejt surprizave të tjera në vazhdim.
Dremitja,s’ekzistonte më!
Çdo gjë, po ndodhte me të vërtetë.
Dëshirat,ëndërrimet, po bëheshin realitet.

 

***

Errësirën me dorë do e fshij!
Do mundohem me imagjinatë,
të ndërtoj një dritare.
Nga ana gjeometrike,të ketë hapësirë gjithësie.
Fantazueshëm,me planetët do stolis dhomën.
Të numëroj,sa yje vezullojnë,
Sa planete vijnë,përqark njëri-tjetrit.
Sa meteoritë digjen,kur bien hapësirës,
dhe sa të tjerë u dogjën,kur dëshirat bekuan.
Do u zbres zemërimet,për ditët e vrenjtura.
Do i shumëzoj të gjitha me dashurinë që kam për ty.
Do i mbledh të gjitha,në shporta të thurrura nga ndjenjat,
pastaj do i plotpjesëtoj për ditët, deri në amëshim.

 

***

Nuk hapja sytë kinse,
“gjumin”, s’doja të largoja,
ashtu me kurriz shtrirë,
vështrimin tënd kuptoja.
Një dorë përmbi trup,
oh,sa po më pëlqente!
Me mollëza gishtash ledhatonte,
s’kish turp,përsëri më”provokonte”
E unë,flisja si nëpër gjumë,
fjalë dashurie,
S’durove më ashtu tek më shihje
më përqafove,në puthje më mbyte!
Të buzëqesha djallëzisht
Shikimet ëmbëlsuam
S’donim të ngriheshim nga krevati
Pa thënë njëri-tjetrit:Të dua!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s