Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
Librat
 
Diku në bibliotekën e vjetër
në një kënd të harruar,
pashë emrin tënd
dhe kujtimet…
Dhe kotësisht,
për ndërgjegjen,
apo
për të saktësuar :
 
Në këtë jetë që qesh dhe dhemb,
sa libra kemi lexuar ?
 
 
 
KAFJA E PJACËS
( vjeshtë 2018 )
 
I hirtë qielli,
vibrante natyra,
shijoj kafen e fundit
përballë monumentit,
vjeshta dredharake me avuj dhe shira,
shfaq një re të vogël,
si kuçedër tej qytetit.
 
Ndoshta, është koha
e përgatitjeve të dhimbshme’
teksa stenave lumore nguten dallëndyshet,
në folezat e dregëzuara
fillojnë përgatitjet ,
mëdyshjet.
 
Shikoj çuditshem ca pika shiu,
që derdhen si lotë .
Pezm i mërzisë !
Një vetëtimë, një vetëtimë paniku,
ndez gjarpërime tutje Shën Mërisë.
 
Në qenien time, si puhizë mornicash
përzjere me guston e kafesë hidhërimi,
pas dimrit me ngrica dhe lotë shirrash,
ç’shije do të ketë kjo kafe ?
Lind mendimi!
 
 
 
PAQE
 
Paqe
këtë mbrëmje të vonë,
në këtë rrugë të lodhur nga trishtimi .
Zoti duke e kuptuar
na mëshiroftë
tej mëshirimit
e shpresojmë të mos jemi të vonuar,
sepse ngjajmë me një kortezh që shkon,
dhe mërzitja e njerëzve
është e denjë vetëm rrugës së qimitereve.
 
Vështirë e kemi sot
Nga zemra dhe mendimet laryshi,
por ne të duam
Gjithsesi o Zot !
Se sa të duam , prapë një zot e di.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s