Poezi nga Xhemile Adili

Poezi nga Xhemile Adili

 

PËRSHKËNDITJE

Në vendin tim stinët kanë sytë e mi,
Asgjë nuk derdh lotë, asgjë nuk lumturon,
Asgjë nuk ikën, asgjë nuk kthenë,
Pa ngrënë shpirtin tim…

 

NË KRYENGRITJE ME VDEKJEN

Ti shëtit e ftohtë
Nëpër lëkurën time të ftohtë,
Ashtu si je, 
E ftohtë dhe e verbër,
Me prekje akull,
Po unë nuk të ndjej,
As nuk të shoh,
Edhe pse të di përmendsh.
Po deshe më merr,
Ti mëkatin nuk e njeh,
S’ke shpirt,
Të dish si i dhemb njeriut.
Ti nuk pyet për moshë,
Ti s’njeh as moshën tënde,
Vjen si e verbër,
E shurdhër vjen,
Nuk të ka parë kush fytyrën kurrë,
Sepse ti vetëm në zemër rri,
Sepse ti vetëm në zemër hyn
Dhe nuk pendohesh,
Se ti nuk ke ndjenja
Ti nuk merr frymë,
Nuk solle në jetë asgjë të bukur,
Vjen vetëm me helm në dorë,
Vjen e këndon vetëm klithma,
Ama unë të ftova të pimë një kafe,
E bëjmë llafe për jetën dhe vdekjen,
Po ti nuk erdhe!
Punë e madhe fort erdhe a s’erdhe!
Punë e madhe fort vdiqe a jetove!
E kuptoj se ti ke frikë nga unë,
Sa herë marr frymë,
Ti numëron minutat e fundit tënd.

 

SECILËN DITË

Secilën ditë vdes pak e pak.
Por secilën natë marr fuqi nga lutjet për ty,
për ty, për ty, se të dua sa s’ka!
I vetmi blerim, e vetmja pranverë, i vetmi kuptim
për mua ajër për të qarë e rënkuar ky më mbet.
Secilin moment po vdes po rilind,
O Zot, sa të dua, jam pa mend!

 

THUR GISHTAT ME RREZE TË DIELLIT

Më shlyej përgjithmonë
Nga kujtesa jote e sëmurë!
Unë nuk kam nevojë 
Për net sterrë,
As për mure të mollosura,
As për grila të ndryshkura,
As lojëra djajsh.

Mbi shpinë të diellit
Dua të jetoj
Si dje
Si sot
Si nesër.

Nuk kam nevojë
As si thupër të dridhem,
Aty mes muresh,
Të lyer me dhimbe,
Nga nata ime,
Dua vetëm yjet
Dhe hënën gjithë shkëlqim!

Dua të dal të futem
Në ngjyrat e heshtura të natyrës,
Të ulem
Dhe shpirtit t’i gjej prehje,
Duke thuthur gishtat,
Me rreze të diellit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s