Poezi nga Ramiz Kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

ËNDËRR

Mbi gjethin tënd të bie një natë
Po gjumin ta bëj zgjuar

Kur të zbres e bukura fjalë
Të më gjej mejtuar.

 

KOHË MEMECE

Dita zgjohet me brymë
Nata vjen e ftohtë
Dita s’ka fjalë

Me zogj flas
E hijen e këmbëve e ndjek
Një zë lumi

Ah lumi
Sec ma mori poetin
E Lum lumit!

Kohë memece !

 

ÇASTE LIRIKE

Ti vjen nga valët e shkumbëzuara të Ibrit
Me një puthje për vargun lirik
Shpesh harroj se muza më ndjek pas
Si të isha një fëmijë i lazdruar
Frymëzimi im
Që ma sjell të bukurën e lumit
E heshtur më ngjizet në fjalë
Sybukura valëkaltëroshe!

 

KUR VJEN VJESHTA

Nata struket si fëmijë i virgjër
Në lëvozhgën e vet

Mbretërinë e fjalëve
E bart mbi sqep një zog i grishmë

Në gjumë
Thuren lirikat me shi

Kur vjen vjeshta!

 

E DIEL

(Me miqtë mërgimtarë)

E tjerrim kohën
Si penjtë në furkë

Asesi ta gjejmë formulën
Për ta pagëzuar lindjen e diellit

Era i merr fjalët
Përtej kufinjve treten mendimet

Veri eJug – Jug e Veri
Lumin e ëndrrave trazojmë

Me miqtë mërgimtarë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s