Prisja zemrën e saj / Tregim nga Isuf S. Hoxha

Tregim nga Isuf S. Hoxha

 

Prisja zemrën e saj

Ulesh pranë zjarrit,bisedon me veten .I thua jo s’është ajo qe prisja tere jetën,çirresh me nervoz s’është kjo! Vjen e paftuar ne kujtese buzëqeshja e saj, e pret te të vije si fllad e vjen si eshke. I hedh vaj zjarrit e flaka rritet e rritet. Zemra si misër ne prushin e saj shkrumbohet, kokrrat kërcasin. Bën përpjekje te nxjerrësh,te shpëtosh ,te ushqesh dyshimin, te mbash pezull shpresën,te bredhësh ne ëndrra,te ulurish …Zgjat dorën, bën përpjekje me gishta te kapesh misrin,s’të le prushi. Te mbetet vetëm te shikosh,mbetesh i uritur dhe mërdhin pranë zjarrit. E ç’far te mbetet pastaj ? Pos te hedhesh valle me flaken. I thua vetes,mos valle ketë dua! Ky është fati im qe nga lindja ,kam bredh kot se koti gjithë kohës. Humb ekuilibrin, ndjenjat fillojnë te shkrihen si qiriri. Dorëzohesh ndjehesh i lumtur ne mes te zjarrit .Për një çast fluturon mendimi tek Ajo i thua: Sa bukur e loz heroinën e pamposhtur nga drithërimat e zemrës. Fshihesh pas lisit mos te shohësh malin! Me pëlqen,ç’t’i besh s’jemi te gjithë te tille .Eh, njëri e merr guximin e thotë atë çka ndjen. Pala tjetër shkrehet ne vaj e i dhemb koka nga stresi. Duart i dridhen me nervozë shikimin e hedh ne horizont me një kërkese te vetme. Kursemë jete nga tundimet e tilla. Endesh e endesh kërkon skute ku te fshihesh,dilemën Hamletiane e bën mikë nga frika. Kot, ia thotë zemra! Pse s’ka ndodh me herët… e qorton veten .Si një pupël fluturon ti vije një fllad shpresës; kur te lodhesh,çështje kohe, te pret plazhi i ngrohte i prehrit. S’do lëndohesh gjate rënies, përkëdhelje e lehte e erës. Ne burimin e lumturisë dëshiron me ne fund te shuash etjen ne radhën e gjate te pritjes me laureshat tjera ,buzëqesh me vetveten e thua një ekuacion e zgjidha me presin detyrat tjera. Qenka e bukur jeta. Prapë loti rreshket faqes po i natyrës tjetër, i vaket. Ta kënda te rrjedh trupit po s’ke dëshirë te ndalen. Le te behet lum te notoj lakuriq dashuria. Se ndjen me urine as mërdhin,ngopesh me buzëqeshjen ,ngrohesh me shikimin qe pret te nesërmen. I thuash vetes beje gati vellon e martesës,s’është fustan maturanteje as balloje. Zgjedh kompletin e dhëndrit. Te rrahurat e zemrës te ngjajnë ne gurgace e ti pret te ndezsh cigaren pranë zjarrit. Mbyll i lodhur sytë, rentë pas tymit te kujtohet takim i pare…
….Kërkoja një pale këpuce,afroheshin te reshurat e shiut. Iku vapa e nxehte .Plazhi zbrazej nga vizitoret. Ne shkolla gumëzhinin nxënësit. Ne vreshta rrushi fillon te shijohet pemët ne degë te piqen. Frekuentova ca dyqane këpucësh, s’ më pëlqenin. diku s’me pëlqente shitësja me fytyrën e saj te vrenjtur sikur te kishte humbur ne berëz milionat. Ne lokalin tjetër ,shitësi e lavdëronte mallin skajshmërisht. Ne dyqanin e trete i fuste menjëherë politikes te lente përshtypjen se rreth tij sillej politika globale, e Obama pa te se bënte hapin pa u këshilluar. Kisha dhe kohe te beja gjiro,doja edhe te humbi kohen. Tutje një qifte fort pas njeri tjetrit shtrënguar,putheshin. Anash trotuarit ne drunjte pushonin pëllumbat,ne maje vëreje laraska. Piklat e para te shiut filluan te binin mbi asfaltin e vale,pas një vere te thate. Shi veriu me binte ne fytyre,padashur pune instinkti pet te mbrojtur ia ktheva shpinën te mbrohesha pak. Ca hapa tutje dyqani i këpucëve…

vazhdon…

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s