Poezi nga Arbëri Demaçi

Poezi nga Arbëri Demaçi

 

***

Në boshësin
e kësaj nate pa hanë,
sa e fuqishme është
heshtja jote…
Peshën e saj 
vetem unë ja ndjej,
e mua me vjen ta
gris këtë natë
copë e grimë ta bëj!

 

***
 
Më vjen ta tjerr
këtë natë
hollë e hollë,
posi fije kanavice
e pastaj ti qëndis
nja dy a tre fjalë
e të them se dashuritë
nuk thuren me fjalë
dashuritë thuren me
pejza zemre!
 
 
***
 
Burrë e grua bashkë
në tempujt e dijes,
burrë e grua bashkë
nëpër shtigjet e atdheut
me armë në krah,
burrë e grua kurorëzuan
dashurinë e tyre
në altarin e lirisë
me të vetmin fëmijë
të quajtur “Liri”.
Sot të dy bashkë
burrë e grua
të shkrirë në bronz
në zemër të Drenicës!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s