Poezi nga Artan B. Gjozi

Poezi nga Artan B.  Gjozi

 

Kush jeton me një qëllim

Ka sy që ëmbël din të qeshin,
ka zemra që asgjë nuk ndiejnë.
Ka buzë memece që veç heshtin,
shpirtra që vuajnë e nuk rrëfejnë.

Ka njerëz të mirë e të harruar,
ka që s’lëpijnë ku kan pështyrë.
Maskarenjë me pushtet kurorëzuar,
njëqind maska për një fytyrë.

Ka njerëz që presin e s’din ç’presin
të pa fe që betohen për krisht e allah.
I peshojnë botës se s’din të vdesin;
– Botë e lirë ku liri s’ka !

Ata që jetojnë me një qellim
din ç’lënë pas kur të vdesin.
S’kërkojnë mëshirën si shpëtim,
bien, – ngrihen, dhe prapë qeshin!

Copyright- © – Artan Gjozi-Shkrimtar – Artan B. Gjozi – Shkrimtar
05-12-2016

 

Zgjohuni o Ëngjëj

Ti që ke vjedhur, vrarë e prerë
ashtu siç të këshilloi djalli vetë,
ti njeri pa fe, pa besë e pa nderë
gjendesh një ditë i kurorëzuar mbret.

Ju djaj të maskuar si çdonjëri nga ne
u mbytshi të gjithë në pik të lotit !
-Zgjohuni o ëngjëj që flini mbi re !
Po mbretëron djalli në tokë të zotit !
.
Copyright- © – Artan Gjozi – Artan Gjozi-Shkrimtar
27-11-2015

 

Gruaja është fat 

Unë vetëm punë,
punë natë e ditë
gruaja s’ka koh, 
po rreh komshijtë.

u shkoj ngushëllim
për koh të lirë
dy dhëmbë më pak,
një sy i nxirë.

Po e shijoj jetën,
– oh vaj medet
kjo martesa ime
e ëmbël sherbet.

S’kam ankesa
e s’kam pretendime
‘të gjithë të vdesin’
‘rroftë gruaja ime.’

Me një fjalë……..
rroftë sinqeriteti
si shenjë mirësie
apo prej sikleti.

ajo më e bukura ,
– e urta, – e mira
më ra për pjesë
në ditë të vështira.

Më ikën të gjithë
me miq e shokë
mbeta gjithë ditën
me duar në kokë.

Më është nxehur truri
e s’po kuptoj
Pse ika, pse erdha,
nga vij ku shkoj?

Më ndau nga prindërit
– o zot ç’hata
Nuk ka kushërinj,
as motër as vëlla.

Nuk ka më kafe
a një muhabet
se këto sakrifica
i bën gruaja vetë.

Më duhet të gatuaj
se dreka afrohet,
gruaja është jashtë
po depilohet.

Mos e dhëntë zoti
të vonohet shumë,
po u ftoh gjella
…..i mjeri unë.

Kam vën dorashka
kam vënë dhe fut’
ajo u shkruan miqve
mesazhe në facebook.

Këmbejnë linke
edhe lule plot
pëqafohen e puçen
sa s’munden dot.

Dërgon edhe video
pak erotike
ashtu pa të keq
thjeshtë si mike.

Unë vet pasdite
në koh të lirë
do hekuros rrobat
gjithë dëshirë.

Eh martesë
mos të kishte kurrë
Se mua të ziut
më rrëzoi flamur.

– Mbahu Djalë
bëje zemrën gurë
a deshe grua ?
Pra bëhu burrë.

Që kur more
atë flokë gjatë
probleme e stres
të jan bër shtratë.

Mjaft u ankove
me zë të lartë
duhet ta dishë
gruaja është fat.

Copyright- © – Artan Gjozi – Artan Gjozi-Shkrimtar
Romë – 2011

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s