Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Konsideroj
 
Unë e konsideroj çdo formë të jetës,
si dëbora,
si zog i bardhë
në shtegtim shekullor,
si akullnaja
që ngrin e shkrin oqenait pa mbarim.
 
E shikoj,
si yjet qe ndriçojnë lart në qiell,
si pafundësi galaktikash,
ku udhëtimet futen në të frikshmet mistere.
E konsideroj si përplasje planetesh
ku çdo perandori bie
e një tjetër më e bukur ngrihet!
 
E konsideroj,
si një vakt ngrënie në mëngjez
shfletim fletash menyje,
ku të tërë kënaqemi një moment
e pëherë dalim të uritur.
 
E konsideroj
si një vlerë që do rrëfejë të nesërmen
përjetimet çast
dhe plagët marrë nëpër jetë,
kujtime pleksur në rebuse enigmash
e shtjellimesh
të fijeve të këputura.
 
E konsideroj
një fëshfërimë ardhur nga pyjet,
që gërvish lehtë e praron flokët,
por dhe furtunë që shkul pemët,
dhe poshtë gjymtyrëve të këputura
fsheh rrënjët.
 
E konsideroj,
si një kod mitik që duhet deshifruar
shkronja të pakuptueshme
mbetur në gjurma guri
dhe statuja të fsheura
epokës së njeriut.
 
E konsideroj
si një udhëtim të largët,
ku çdo gjë venitet para syve
dhe horizontit tutje mbetur trajtë hije
e atij kapërcimi,
që asnjëherë nuk dihet.
 
E konsideroj,
pacient që helmatiset çdo ditë
me trishtimin e mbledhur
skutave labirint,
ndjerë fajtor
në pritje për ndërshkim.
 
E konsideroj
dhe si të vetmin mëshirim
nën harqet ku kryqëzohet Zoti
e falur pa pushim
për të shpëtuar veten
mëkatit që lind!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s