Poezi nga Ollga Selmani
Mes dilemash
Nata zbret mes dilemash,
mes heshtjesh që kërkojnë vetmi,
pas zhurmëve që u shuan fare,
në rrugët ku fryn veri.
Mes dilemash digjen mendimet,
si fije shrepse të pa ndezura mirë,
që fiken pa u djegur gjithë druri,
në këtë gjysmë errësirë .
Amulli dilemash, përtej caqeve .
Nata trishtohet der në thellësi .
Jashtë erërat, fryjnë me të madhe,
mes dilemash, që ikin e vijnë.
Kur të shfaqemi
Ne do të përballemi prapë me netët e heshtura,
kur fryma të na pushojë
e për të shkuar më tej,
do të shpojmë hapësirat, do të bëjmë çmos .
Kjo s’është se nuk ka ndodhur
e s’është se do ulërijmë .
Këto skena, nuk u bëjnë përshtypje,
heronjëve, të mirëfilltë .
S’është se nata është e pashpirtë,
as se yjet do shuhen të gjithë.
Gjithësia, i ka të tëra brënda,
lindjet, vdekjet dhe dashuritë .
Ne, si përherë, nuk do bëjmë zhurmë,
kur t’na thyhen dhëmbë nga dhimbja,
po qielli do të dëshmojë,
kur të shfaqemi imazhesh, nga pritja.
Fshehtësi
Kjo natë, që hesht më shumë se të tjerat,
e ruan një sekret ashtu si mund .
Druaj se sot do m’i thotë të tëra,
se asnjë sekret, nuk ruhet pa fund .
Diç shoh në një anë qielli,
si fshehtësi mbuluar me hënë .
Kushedi sa kohë e mban mbluar,
nën gjirin e saj, të bardhë e të rëndë .
Erërat e vjeshtës përjashta, kanë nisur,
me freskun që erdhi aty e këtu .
Kjo natë, diç më thotë me tejheshtje,
një fshehtësi të fshehur, ashtu.