Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
GJËRAT REALE
 
Kohën mund ta quash të vjetër,
sepse vite dhe vite kanë kaluar,
por imazhi jot me atë triko setër,
trupi i vogël dhe të voglat duar.
 
Më duken kaq reale…
Gati në prekje.
Ndoshta ndodh nëpër malle,
jetës mediokre që ka vdekje.
 
 
 
Mos ndiq atë që arratiset
 
Për të qetësuar të turbulltin ankth,
në zemrën time ,
kur zbriste hapi i errësirës,
ëndërroja valën e dritës,
që vezullonte brigjet e paqete mbi lumë.
 
Harroje atë që arratiset!
Ka vrarë shpresën belbëzoja .
Dhe kujtoja varkën e shpirtit tim
kur ankorohej brigjeve të zemrës tënde,
ndërsa erërat e mallit çanin valët .
 
Këte do të ma shlyesh ulërija …
Dhe plugu i tradhëtisë mbulonte
lulen e fajësisë tënde teksa ikte …
por atë që e shikon të arratiset ,
quaje të humbur egersoja .
 
Dielli ikte …
Yjet rishfaqte mbrëmja e vonuar.
Dhe ata ruanin sekretin në fshehtësi…
Netët kur ëndrronim bashkë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s