12 dyvargëshe për dashurinë dhe një epilog / Poezi nga Alma Braja

Poezi nga Alma Braja
 
 
12 dyvargëshe për dashurinë dhe një epilog
 
1.
 
Botë veshur ndjenja, nga njerëz të zhveshur.
Që në lindje e sipër, njohën dashuri.
 
2.
 
Janë krahë që nuk duken ato që të prekin.
E prekjet që të zgjojnë quhen ndryshe krahë…
 
3.
 
Tingëllojnë ndjenjat ndonjëherë.
Ashtu si tingujt vetë, zgjojnë ndjenja. Në heshtje…
 
4.
 
E ndjera e një fryme larg lëkurës tënde,
prekje prej një ere, shndërruar në puhizë.
 
5.
 
Dashuri, ti fjalë që gjen vend në vete!
E që gjallërohesh veçse në shqiptim.
 
6.
 
Ah, po kush jam unë nëse nuk jam ti,
kur netëve të qeta zhytesh brenda meje?!
 
7.
 
Vërshimi pafund i fjalëve të diellta,
këndellje dëshirash në fikje e sipër.
 
8.
 
E mbytur qenkam, në etje të përhershme,
e ti veç sipër ujrash di të hedhësh shi.
 
9.
 
Largohet vetja andej nga nuk na duan.
E veç atje ku duam veten e takojmë.
 
10.
 
Janë sipërfaqe, që fshehin brenda rryma.
E rryma, që nuk jetojnë dot pa sipërfaqe.
 
11.
 
Janë herë, që në brishtësi shoh forcë.
E forca thellë thellë fsheh një brishtësi.
 
12.
 
E pastaj, përpiqem të të gjej në një fjalor.
Sa e pambarimtë je në kuptim, dashuri!
 
Epilog
 
Dashuria është një ndjenjë,
e punuar nga duar hyjnore,
në një punishte të vjetër.
Ndjenjë e lashtë,
frymëzuar nga një zë i lashtë,
gjen shtëpinë tek ti,
shpirti im i lashtë!
Tek ti,
që jeton përgjithmonë,
nga një trup,
në një trup të përkohshëm,
gjallëruar
nga frymë e përjetshme.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s