“MIGJENI” i Roskovecit vjen me”Puhizë liqeni” / Nga: Përparim Hysi

 

“MIGJENI” i Roskovecit vjen me”Puhizë liqeni”
 
 
Nga:  Përparim Hysi
 
Qoftë metafora dhe qoftë analogjia janë të miat. Pak e guximshme metafora”MIGJENI” dhe,sa për analogjinë,e kam më të lehtë:kurrë analogjitë nuk janë plotësisht të  qëlluara. Po, kur thonë anglo-saksonët: le të shpjegohemi hap pas hapi. “MIGJENI” i Roskovecit është poeti dhe prozatori,FLAMUR ÇEPELE! Këtë radhë vjen me një libër me poezi që e ka titulluar”Puhizë liqeni”.
Tani ja “apologjia ime” për metaforën. MIGJENI, në kohën e tij, me prozë e poezi bëri “anatominë” e kohës. Asgjë nuk shpiku dhe as nuk trilloi. Proza dhe poezia e MIGJENIT   është nga më”biot”. Atje nuk gjen një prozë të stisur dhe,pse kanë qenë aq”bio” dhe sot,jo vetëm lexohet me ëndje,por MIGJENI, në vizionin tim, është POETI MË I BUKUR që ishte si një “PESHQESH nga ZOTI” dhe ZOTI të më ndjejë, nëse ngre “akuzë”: e pa kaq të bukur dhe e mori “taze” të ri,në PARAJSË. Dhe Shkodra (gjithmonë në shijen time letrare),veç MIGJENIT, na ka dhënë një tjetër POET TË BUKUR që quhej FREDERIK  RRESHPJA. Epo kjo është shija ime dhe unë nuk kam”tapitë”,por vazhdoj të mbroj mendimin tim.
Dhe më tej: për metaforën time. MIGJENI (pa thonjëza) shkruante prozë e poezi. Dhe ky(me thonjëza) shkruan prozë e poezi. MIGJENI bërë”anatominë” e kohës për SHKODRËN dhe për PUKËN ku punoi; ky,”me thonjëza”, bën “anatominë” e ROSKOVECIT e  të rrethinave rreth tij. Emërues i përbashkët: shkrime”bio”. E vërteta në mes:-kurrë nuk do guxoja që,mes të dyve, të vë shkallën e barazisë. Për cilësinë dhe madhështinë e të parit,as gjej gjëkund një të gjashëm.
 
                                               
*    *   *
 
Libri “Puhizë liqeni” i poetit dhe prozatorit,FLAMUR  ÇEPELE, më erdhi me përkushtim,pikërisht:dje,DITËN E KRISHTLINDJVE! Nuk kishte “peshqesh” më të bukur dhe unë,sado që për një muaj bëhem plot 76-vjeç, kur më dhurojnë një libër, zvogëlohem dhe bëhem si ai fëmija që kontrollon aty,poshtë PEMËS simbolike,për të gjetur  dhuratën.  Ma dhuroi,në emër të Flamurit, ish-kolegu im,shkrimtari,THOMA GOGA. Erdha në shtëpi dhe,kundra zakonit të përditshëm (çdo ditë shtrihem e fle një a dy orë: se natën”luftoj me dushmanin”), fillova të lexoj. Mendova se”Puhiza e liqenit” do zbuste,sadopak, këtë acarin  e këtij dimri që sa ka filluar, por qe krejt ndryshe.
Poeti,FLAMUR ÇEPELE, sado që di dhe të shkruajë lirika qoftë dhe erotike, këtë radhë është bërë ai”barometri” që mat “klimën politiko-shoqërore” dhe në optikën e vargjeve të tij; janë,së pari, problemet sociale.
I lexoj poezitë një nga një dhe, kur i mbarova, ndjeva sikur vetëm pak kohë më kushtoi leximi. Kur pashë orën, lëshova një buzëqeshje dhe thashë:- Sa të drejtë ka patur shkrimtarja angleze JEAN AUSTIN (ka vdekur në shekullin XIX-të)që thoshte:- Përsa më përket mua,nëse libri është i mirë, mua gjithmonë më duket i shkurtër!
Ja,kështu ndodhi dhe me mua. Gjumi i drekës shkoi në dreq,por ia vlejti.
Unë jam vet,paksa poet dhe e di mirë se ç’është poezia. Kanë të drejtë kritikët që thonë për poezinë: është një shpërthim për të treguar atë që ndjen përbrenda dhe,ca  më tepër, është “vetmundim i dëshiruar”. Tek  i shoh poezitë e FLAMUR ÇEPELES, arrij në të njëjtin  përfundim. Poeti FLAMUR ÇEPELE nuk është ai qytetari indiferent apo,siç thuhet nga”modernët”;ai,qytetari  snob, që shikon vetem rehatin e tij dhe,tek e shijon me pervesitet këtë”lloj rehati”.mbledh buzët me mospërfilje dhe  e zbraz:-Ç’më duhet mua? Jo. Shpirti i tij,brenda digjet si vullkan, dhe llava çan magmën dhe shpërthen: shpërthimi është  i ngrohtë dhe të ngrohë zemrën,nëse sytë i kanë parë mirë; në të kundërt “llava e vargjeve” të djegë. Dhe pikërisht për këtë,poezia e tij është e bukur. Si poet ai,pothuaj,di të vdesë pas çdo vargu. Dy të tretat e poezivë (tek”Puhiza…”ka gati dyqind poezi), janë me vargje katër rrokësh.Që në faqen e parë,tek poezia “Ajo ikën” shpreh mllefin e tij,për “njërën nga ato” ( sa dramatike tek MIGJENI”Historia e njërës nga ato”),po aq tek ky”MIGJENI” me thonjëza,por me poezi. Është një plagë shoqërore që e plagos poetin:” Shkruaj me dorë të dridhur/ me shpirt e zemër të hidhur….Skamje e varfëri.ikja e saj..Këtë “lloj plage” e gjen dhe tek poezia”Dy “guguftu”.
 
Në një poezi tjetër,proteston nga mungesa e energjisë dhe,si një poet i rebeluar me të gjithë pushtetet,bërtet:”..kujdes për klientin” është fasadë/… se”energjia është në ditë tëkiametit”. Kurba e protestës arrin  në apogje:”… qeveri e korruptuar / e babëzitur!”.
Tek i lexon këto vargje,gabimisht krijon një opinion,si:” Mos ky,Poeti nga Roskoveci, ka bindje të djathta dhe shfryn një e dy kundër qeverisë?  Përkundrazi: Poeti FLAMUR ÇEPELE ka bindje vetëm të vërtetën.Ai kurrë nuk e nxin të bardhën dhe ta bëjë të zezë për karshillëk bindjesh. Kryebashkiakja e ROSKOVECIT është e majtë dhe,ngaqë punon mirë, zë vend në vargjet e poetit.
Ju lutem, më ndiqni:
 
 
Dora e ngrohtë
 
“Familes FISHEKU në Vidhishtë
Nga trillet e natyrës iu shemb shtëpia
Pesë frymë do mbetnin lakuriq si gisht
Por zjgati dorën e ngrohtë BASHKIA!
 
Sa lirizëm”bio” gjen tek poezia “E dua qytetin tim”. Këtu poeti jo vetëm e ndjen veten rehat,duke i veshur qytetit kostumin më të bukur poetik,si:”… dielli mbi qytet,freskon sytë nga flladi/njerëzve u shkëlqen fytyra,pa rrudha!!!!… dhe i vë kapak:-E dua qytetin tim, më të shtrenjtin mik.Ato poezitë me katërvargje,vërtet të shkurtëra,por mesazhi e kanë të madh. Ja disa poezi të tilla:
 
 
1.Burri i partisë
 
Vit të mbarë,të dsashur nxënës,- tha drejtoresha
-Suksese këtë vit,- tha kryetarja e Bashkisë
Shkolla”Didin Bishani” priti miq e mikesha
Po u pa në ceremoni një”burri i partisë!…
 
 
2.Gjuhë  të huaja
 
Roskovec,shkolla e gjuhëve të huaja
(S’ka nevojë fare për publicitet)
Profesorë e profesoresha të zonja
Përgatisin nxënës ekselentë për jetë 
 
 
3.ZONJUSHË MOZA
 
Tani nxënësit janë rritur,po nuk harrojnë
Zysh MOZËN qëi nxori në jetë
Dhe në universitet kur shkojnë
Ajo është vlerë për këtë qytet.
Ja dhe dy strofa katërvargjesh”kundra”
 
 
1.Pagë mujore1-dollar
 
Përse, o kryebashkiake i bini nga KINA?
Duke i kërkuar nga larg të”shtrenjtët” gazetarë
A nuk jam këtu për punët përdita
Ofrohem vetëm me pagën mujore:një dollar!!!
 
 
2.Të dalë boje
 
Sinjalistika e rrugëve
As një vit jetëgjatësi
U doli boja  të paudhëve
Që punojnë pa cilësi.
 
 
3.Pagim pa shërbim
 
Përditë ikën energjia elektrike në qytetin tim
…………………………………………………..
“Kujdesi për klientin” është fasadë
Vetëm paguhet;shërbiimi-njëmijë vite larg.
 
Të tilla poezi,autori,ka plot. Kurrë nuk ua kursen shkopin nëpunësve të paaftë;pushtetarëve të të gjithë niveleve deri tek pushteti qendror,se ai ka”aleancë” vetëm me realitetin. I bëhet zemra mal,kur një fshat që varet nga Bashkia, pozon”qytetari” dhe i bën karshillëk qytetit; nuk harron pa lakuar punën e mirë që bëhet nga kolektivat mësues-nxënës edhe në fshatrat që administron bashkia; Ai e ka të lartë shkallën e mirënjohjes për krijues,si:Moikom Zeqo,Mystehak Xhemali,Thoma Goga,Fran Ukcama, Kristaq Thano; për të ndjerin poet,Kristaq Prifti; për një ish kryebashkiak punëtor,si RRAPI KUQO dhe të  tjerë. Kur sheh që vendi në vend të ecë përpara, në këtë postdemokraci,pothuaj, bën prapa, shpërthen i revoltuar me poezinë:”Atdheu në duar të pista”. Me gjashtë vargje asnjë qeveri e politikan nuk lë pa goditur. Është mllefi i një Poeti që nuk bën kompromis me asnjë pushtet.Ose në gjykimin e tij (pa dyshim që ka të drejtë),pse duhet të vendosë partia për deputetin apo kryetarin e pushtetit lokal. E stigmatizon këtë fakt me poezinë:”Vendos partia”. Sado,- thotë poeti,- që votuesit kryebashkikakes i kanë thënë:-Ti vlen,atëherë pse fati i saj të vendoset nga partia.
 
 
 *     *    *
 
Libri “Puhizë liqeni” e ka”arbitrarisht” këtë titull. Me tematikën e gjerë,”puhiza” zhndrrohet në një dallgë që në zemërimin plot të drejtë të poetit, të merr e të mbyt. Vetëm nuk është vendi që  të rri e të analizoj poezi  të veçanta të tij dhe do shihni se sa me vlerë janë. Jam duke e mbyllur këtë libër me poezi të bukura,por nuk e mbyll pa një poezi që duhet të jetë antologjike. Para  se ta bie për lexuesin, kam një propozim si anketë: a nuk e meriton që kjo poezi të shkruhet në një panel të madh, të shkruar me gërma kapitale dhe t’i nënështrohet një plebishiti popullor. Unë mendoj që është unike në llojin e saj.Më ndiqni:”Ujë është sevap”
 
-Jepi ujë njeriut,se është sevap!
(kështu thotë urtësia e popullit tonë)
Por këtu të lënë të vdesësh në vapë:
-Paguani sot, të vijë lumi më vonë!!!
 
Sa mesazh i bukur !Vjen nga një Poet që i dhëmb zemra. Dhe vërtet: populli ynë tradicionalisht dy gjëra jep falur:ujin dhe manin. Qeveria ta mat kokën me spango.Për kuriozët,po e lë shtegun hapur që jo vetëm të lexojnë librin,por të ndalen tek disa syresh dhe,mbi të gjitha tek poezia emblematike:”Ujë është sevap”.
 
Urime”MIGJENI” i ROSKOVECIT!  Me të tjera libra!
 
Tiranë, 26 dhjetor 2018
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s