Kalendari poetik: Forough Farrokhzad (1935-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Forough FARROKHZAD

Kalendari poetik: Forough Farrokhzad (1935-1967)

Sot, më 5 janar, është data e lindjes së poetes iraniane. Pa u trembur prej klerikëve dhe shkrimtarëve konservatorë të vendit, shprehu me guxim gjendjen e femrave në Iranin e viteve ’50-’60. Në vitin 1962 një film dokumentar i saj mbi jetën e leprozëve u bë i famshëm në të gjithë botën. Ato kohë edhe birësoi djalin e vogël të dy prindërve leprozë.
Në Iranin e ajatollahut, që erdhi nga mërgimi i Francës në fillim të viteve ’80, do ta kishin varur. Poezitë e saj u ndaluan me ardhjen në pushtet të ajatollah Khomeinit. Femër e emancipuar, poete, skenariste dhe regjisore filmash. Ishte poete që solli modernizmin në poezinë iraniane. Vdiq rastësisht, në një aksident automobilistik, për të shmangur përplasjen me një autobuz shkolle që vinte përballë, u përplas me një mur dhe vdiq pa arritur në spital. Ishte 32 vjeç. Përzgjodha këtë poezi nga shqipërimet që kam prej saj:

NJË ZANË E VOGËL, E TRISHTË

Kam njohur
një zanë të vogël, të trishtë,
në fund të detit banon
dhe zemra e saj këndon
me një fyell, ëmbëlsisht, ëmbëlsisht,
një zanë e vogël e trishtë,
një puthje e vdes në perëndim
një tjetër e ngjall në agim…

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s