Ne bijtë e tu / Nga: Zhaneta Barxhaj

Ne bijtë e tu

 

Nga: Zhaneta Barxhaj

Kur Jezusi tha, – “ Nëse të gjuajnë në njërën faqe, ti ktheji tjetrën”, nuk kish ndërmend të na udhëzonte ta bënim këtë me djallin apo me ata, që vetëm fytyrën kanë si njeri. Ai nuk kish parasysh këtë lloj specie të deformuar nga ligësia, mosmirënjohja, arroganca dhe psikopatia. Në kohën që jetojmë ka ndryshuar perceptimi mbi ‘humanoidët’, sepse të jesh i tillë nuk mjafton thjesht të kesh lindur nga një njeri. Të hysh në rradhën e njerëzve duhet të kesh dinjitetin për të mos duruar padrejtësi, duhet të kesh parime dhe fisnikëri në shpirt dhe në mëndje, duhet të kultivosh edukatën qytetare të sjelljes dhe kulturën e duhur për ta përcjellë atë. Habitem sa shumë rrethohemi nga katërkëmbsha, që ecin me dy këmbë, që janë të mbushur me ligësi, pa edukatë minimale, pa kulturë, që trumpetohen si intelektualë të shkolluar madje edhe në perëndim, por perëndimi nuk i ka parë. Njësoj si të jenë rritur në hane dhe jo në familje, kanë ngecur në vogëlsin e mendjes dhe shpirtit të tyre të sëmurë.

Megjithë maskat e hipokrizizë që mbajnë, nuk arrijnë ta fshehin gjatë veten. Janë turpi i burrërisë së paraardhësve dhe pasardhësve të tyre, duke u ngarkuar këtyre të fundit edhe barrën e gjynaheve për të larë. Këta janë ata lloj speciesh, që tmerrohen nga drita e të tjerve dhe përdorin të gjitha format e ligësisë që ta pengojnë, ta fyejnë, ta deformojnë, për të ngushëlluar veten, që të të thonë jemi njësoj. Kështu të gjitha defektet e tyre do përpiqen t’i hedhin mbi ty, do të quajnë joqytetar, pakulturë, do mundohen të kritikojnë çdo punë tënden edhe pse nuk janë profesionist të asaj fushe, do të sulmojnë derisa të nxjerrësh anën tënde më të keqe, duke dashur të të prishin qetësinë dhe ekuilibrin. Kështu mendojnë në psikopatin e tyre, se të kanë mundur…

Këtyre specieve ju them, – Jo zotëri, unë nuk jam si ty! Asnjë nga mënyrat e tua të neveritshme nuk e zbeh mirësinë dhe fisnikërin time! Jo zotëri, psikopatia jote nuk më ndryshon edhe kur më lëndon! Jo zotëri, kalbësia jote, nuk më kalb dhe mua! Jo mor zotëri, jo! Ti nuk e shuan dot diellin brenda nesh dhe sikur të na hedhësh mijëra ligësira nga psikopatia jote! Ti ja ke shitur shpirtin djallit, ndaj bën mirë të largohesh, se të është çjerrë maska. Jeta është vlerë, jo shthurje. Jezusi sigurisht nuk kishte parasysh specie si ty, kur na mëkonte me dhembshuri, se sipas biblës është mëkat t’i dhurosh mirësi atij që nuk e meriton. Zot na ruaj nga i keqi është lutja më e parë, dhe ati na ruan, duke i hequr nga rruga jonë. Hakmarrja i takon vetëm atij, ai i jep secilit hakun, duke na dhënë porosi t’i mëshirojmë për së largu. Ja dorëzojmë mëshirës tënde o At, fali se nuk dinë ç’bëjnë,- themi ne bijtë e tu, që kemi ngelur pak…kësaj bote mjerane…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s