Poezi nga Marina Prenga 

Poezi nga Marina Prenga 

 

Sa do doja …

Sa do doja të vishesha me ty o diell,
e zbuluar t’i flisja shpirtit tim ..
Do me thuash mos u tundo ,
S‘kam përse, është përqafim,
e dhurata më e bukur më beso,
Vetes time t’i lë si kujtim.

 

Vritmë me heshtje …

Vritmë me heshtje, më vrit pa fjalë,
Dije që atëherë, ti me ke vrare ,
Zerin e dorën kurrë mos e ngrij ,
Më mirë ndrojtje në shpirtin dhe dlirë ,
Vritmë me heshtje, më vrit pa fjalë,
Largoju nga unë, atëherë më ke vrarë ..

 

Atë natën e pa hënë

Atë natën e pa hënë,
Isha unë edhe qielli,
Isha unë dhe yjet.
Mungonte vetëm dielli .

Sytë e mi derdhnin lotë,
Hëna nuk ishte aty,
Yjet rrinin përmbi kokë,
Derdhnin rreze plot magji.
Lodronin në lotët e mi.

Me shikimin lart nga qielli,
Prisja që të vinte deilli,
Prisje që të më vije Ti.
Të m’i puthje sytë e mi.

Kurse Ti i shtrenjti mik,
Nuk e di pse kishe frike,
Nuk e di ku ke qëndruar,
Vallë me yjet je zemruar?!

Ndoshta Ti je bërë xheloz,
Prania e yjeve të marros,
Me veten time bëj çudi,
Pse me yjet të mbash mëri?

A të të pres këtu ku jam,
Apo të vij sërish tek Ty,
Se dritën për Ty që kam,
Dua ta ruaj në sytë e mi.

Kurrë nuk dua qe t’i varros,
Asnjë puthje e përqafim,
Dhe po të thuash “mos hajde”
Ti do mbetesh idhulli im.

Edhe po të më thuash “Ik”,
Unë kokën do ta mbaj pas,
Të dua, ta theme pa frikë,
Ti më vështron buzagaz.

Kurdoherë ti je pranë meje,
Më terr lotët që kam në sy,
Le të mos dal dielli kurrë,
Ti je e vetmja dashuri.

 

Buzë detit 

Buze detit qendrova sonte ,
Si guaska e harruar në rërë ,
Agimi prisja, të vinte me ndrojtje,
Ne syte e mi një dritë-hije kish rënë..
E gjitha e mbushur si një det me lotë ,
U mundova ta zbrazja, por ishte e kote …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s