Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Me ty

Do të doja të vija tek ti sonte,
atje lart mes bjeshkëve të tua,
mes pyjeve të tua,kopshteve të tua,
mes aromës së ftoit,shegës,qershisë,
hardhisë së vjetër që të deh me erërakie,
të bukurit luletrëndafili,
e sidomos pranë tij.
Të vija pranë kroit të tëndes shtëpi,
të laja sytë me ujë dëbore,
e si fëmijë të ndërtoja burrin prej bore.
Shallin tënd do t’i vija,
edhe kapelën,
edhe çdo gjë tënden përveç zemrës,
sepse atë e dua të rrahë,
të mos ngrijë,
ta dëgjoj në heshtje,
ta ndiej në heshtje
e mes heshtjes të më ndiejë.
E ti të qeshje me mua e me çmendurinë tonë.

Do të doja pra të ishim mes natyrës pa skaj,
pas teje,
pas gjithçkaje tëndes,
sepse jam me ty,
sepse jam tek ty,
pranë teje,
e jemi të dy.

Por shumë kam frikë nga kjo,
kam frikë nga hija ime,
nga vetja e nënvetja ime,
sepse vetja është armiku më i keq të kam thënë dikur,
e ti më the mos harro….

Dhe unë e kuptova ç’doje të thoshe,
e kuptova,
sepse nuk prisja asgjë prej teje,
por thjesht adhuroja qenien tënde!

 

Dhimbje

Ti ndoshta nuk ke provuar të madhen dhimbje që shpirtin ta copëton e ta hedh para këmbëve të zbathura e ti mbi gjembat e saj symbyllurazi kalon.
Nuk ke provuar as tradhëtinë, që buzëqesh skërmitshëm me flokë të kërleshura,paçka se me petk të bardhë nusërie rri veshur.

Nuk ke provuar as lotin kristal që ethshëm rrëshqet përposh qepallave si gurrë në më të parin çast krijimi të saj,
lot të pashtershem si llavë vullkani dalë nga vatra krater i saj,
lot të nxehtë që ia zbehin ngjyrën irisit të syrit dhe e çformësojnë pa mëshirë.

Oh,harrova!
Si dreqin kërkoj ta provosh kur ti ke lindur mes egoizmit dhe mes tij akoma jeton,
kur me gjurmët e së keqes, me duar stërgjaçe e gishtërinj fantazmë vrave gjithçka,tjetërsove çdo formë,por përmbajtjen nuk munde ta rrënosh,sepse ajo rilind edhe mes dhimbjes!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s