Poezi nga Sarë Gjergji
Dashuri mortore
Lëkurën zhveshe ngadalë:
deri në palcë u zhveshe
dhe unë
t’ gjitha brinjët t’i numërova një nga një
më the: gjersa ti të jesh – unë do rroj
dashuria nuk shndërrohet në numra, të thash
në kupën e mbushur plot të ndieja
gjersa liqenet e zemrës sime ngrinë
ndërkohë
poeti Li Po,
vdiq duke përqafuar reflektimin e hënës në lum.
UJË PAGËZIMI
“Fli në ujë!”, më tha.
Etjen time, veç ti vret!
Kripë dhe e ëmbël.
Uj’ im i përditshëm.
Uj’ im i çdokohshëm.
Ujë pagëzimi, Ti…