Fragment nga romani K. 26 i autores Lela Dardha Kokona

Fragment nga romani K. 26 i autores Lela Dardha Kokona

Kostës i flakëruan sytë nën ato vetulla të harkuara , të zeza ,por me egërsi.Irini u përqëndrua në fytyrën e tij të zbehtë, sy të venitur,ballin të njomur me bulëza djerse.E përqafoi, e puthi në buzët e faqet e tij të akullta. Kishte pushtuar heshtje e plotë vrastare.Kosta për një çast mbajti frymën.Ajo vazhdonte me përqafime të zjarrta, ndërsa ai sikur po humbte ndjenjat,po zalisej.I ikën fjalët, mendimet, ëndërrimet e zjarrta, malli . I mbështolli belin me dorën e tij. Ashtu mbetën të gozhduar shumë kohë pranë njëri – tjetrit.Shtrëngonte dhëmbët nga dhimbjet. Një dridhje e fortë po i trondiste gjithë trupin.Ajo i ndjente lëvizjen gulçuese dhe drithërimat.Vuri re një dritë të kuqërremtë, të përgjakshme në sytë e tij dhe fytyra skuqur e tëra.Balli i shkëlqente nga nxehtësia e brendshme emocionale, zjarr që i dilte nga zemra.Po tkurrej nga dhimbjet.U ndje të rënkonte me një zë të dobët, që i dilte nga buzët e ftohta e të zbardhura.U mundua të shfrynte gulçimë pa e nuhatur njeri .Irini u përkul në gjoksin e tij.Kosta, ktheu vështrimin nga dritarja.
– Largoni perdet nga muri! Hapeni dritaren! Ska ajër! – pëshpëriti sesa foli.
– Kosta, u qetësove tani?- lotët i rrëshqisnin si pikat e vesës në gjethet e trëndafilit tek kuqëlon.U përkul në qafën e tij.Ajo zgjaste dorën ëmbël mbi tiparet e tij të trishta ku përhapej një shkëlqim e një dritë e zbehtë dashamirësisë e mirësjellje.E fërkonte lehtë – lehtë padashur ta lëndonte.
– Të kujtohet ajo ditë…? – por Irini nuk arriti të mbaronte mendimin deri në fund.- Mos më flit për atë kohë ,të lutem! E ndërpreu duke nxjerrë një pikë loti të rridhte mbi faqe.
– S’ka më nevojë të mirresh me të shkuarën, kur e tashmja nuk ekziston. Më ke fajësuar Irini? Më thuaj një fjalë therëse ,qortuese.Ma lehtëso këtë barrë shpirti që më rëndon ndjenjat!
– Jo, kurr!
-Më vjen keq që nuk do të ndjekësh e shijosh ato ëndrra që thurëm bashkë!
– Jo! Ti do bëhesh mirë. Jetën time do ta ndaj me ty Kosta!
-Pse ,pamja ime tani, nuk është e urryer për ty?
– Unë dashurova zemrën tënde në radhë të parë,e sa për pamjen, s’ke ndryshuar fare zemër!
– Unë e kam nisur tashmë udhëtimin tim me supe ngarkuar me brengë mes këtij dimri të acartë. Fluturimin tim , nuk e ndalon dot, Irini! Nuk mund të jetojë brenda ferrit i gjallë si një kufomë . S’kam më fuqi të ndal dhimbjet. E sheh se zëri im është shuar bashkë me shpresën? Vetëm ky takim më ka mbajtur ndoshta. Besoj se u binde që nuk të kam tradhëtuar.
-Dashuria jonë, nuk ishte pasion çasti.- u përgjigj Irini mes ngashërimesh.
– Por nuk jam më ai, që kam qenë Irini! Mos e thello më vragën tënde të shpirtit, prandaj ik, ik sa nuk është vonë! Largohu nga unë! Do të kisha dashur të vije të më shaje me kërcënime. Ik të lutem!A e sheh se kam kokën e trullosur, vështrimin e turbullt dhe pa gjymtyrë pothuaj? Mua tani më rrethon një vorbull errësire dhe mendimet më vinë të trazuara.Dëshira ime e vetme tani, është vetëm vdekja.- Asaj i rrëshqisnin shi lotësh të nxehtë e që derdheshin në gjoksin e tij të ndjeshëm.Zemra e saj qante me lot gjaku.Infermiere Flutura, iu drejtua Frosinës ,Anit , Marjetës dhe Milvës, që të dilnin jashtë dhomës. Derën e la gjysëm të hapur ku ata mund të shihnin e dëgjonin bisedat e tyre, amanete apo premtimet e fundit për të.
– Më thuaj çfarë kërkon nga unë Kosta? – i lutej Irini.
– Eh, çfarë dua unë!? – Të më jepje gjak që të mos më infektohet më. Forcë e fuqi që të vrapoj si dikur pa u ndalur.- Irini nxori nga çanta një kuti të vogël , të lidhur me një fjongo të kuqe.
– Kosta! Dashuria ime e vetme! – ndërkohë hapi kutinë. Ndriti një unazë e praruar, e florinjtë. – Kjo është shenja e bashkimit tonë, e cila na lidh pazgjidhshmërisht dhe na bekon të dy.- i thonte Irini e ulur në gjunjë teksa fliste me një zë të ndërprerë nga emocionet.
– Kosta, më jep dorën e majtë të lutem. Të simbolizoj një premtim dashurie! – I vuri unazën e personifikuar ” Kosta “, në dorën e zemrës dhe të ndjenjave, në gishtin e parafundit. U puthën në buzë si dikur plotë pasion.Kosta dukej i sforcuar .-E bleva me gurë diamanti, si simbol i këmbënguljes . Kujtim që zgjat në kohë, andaj e bleva cilësore. – Mori dorën e tij të majtë në prehërin e saj. Bashkoi duart në formë lutjeje dhe sytë drejtuar nga qielli duke lëvizur buzët .U derdh mbi të me shpresa të shuara tashmë. Kosta vështroi habitshëm unazën me ato sy të agullt.
– Nën! – Thirri Kosta me zë gati të ripërtërirë.
– Të lutem , shko blej një varëse të mirë floriri me zemër dhe të gdhendur me emrin ” Irini “- e luti nënën e tij. Një zë i brendshëm i fliste, për të shmangur vuajtjet shpirtërore të mëtejshme të Irinit dhe prindërve të tij. Vazhdonte e fliste me sy të venitur gati të verbër e me një dashuri të pandryshuar.Lëshoi një psherëtimë ngjethëse.
– Kosta! – iu drejtua Ani duke i folur me një zë gati lutës.- A të iki unë me Marjetën për varësen? Ti e di, se tezja ka gusto.
– Mirë babi,por shpejt! – foli me një frymëmarrje të sforcuar.- U nisën nxitimthi.
– Hë Kosta, më thuaj një fjalë! – e nxiste Irini.
– Po! Të uroj të nisësh një jetë të re! – zëri ju drodh. Flegrat e hundës i lëviznin si fletët e fizarmonikës dhe zgjeroheshin nga frymëmarrja e vështirë, e sforcuar që bënte tashmë me gjoks.
– Mami, të kujtohet ëndërra ime ? Tigri , tigri po më thith gjakun deri në pikën e fundit.Më fal që të lëndova, por e di që dhe ti ke vënë një paralele me atë makth.E parashikova të ardhmen time duke u mbështetur në ëndrrën që pash.
– Mos biri im! Nuk i thuhet nënës kjo fjalë! – fliste zemërplagosur dhe me frymëmarrje të vështirë.-Më mirë më jepje një plumb biri im, të më shponte tej për tej, sesa më the këtë fjalë!- Ndjente vërtetë shtrëngime.– Mos e humb zemrën duke u bërë frikacak ! – i dha forcë Frosina.Filloi të ofshonte thellë. Filloi të ndjente pendesë.
– Irini! Mos të bëhet vonë për punë.- i tha Kosta me një zë shqetësues.
– O, nuk të thash të rejat e fundit! Ajo është proceduar penalisht, shefja, për mashtrim.Kushedi sa do ta dënojnë! Tani jam në një restorant që ka një shef e personel shumë të mirë, – ngau bisedën me Kostën, i cili më shumë po qëndronte në heshtje.
Ani e Marjeta më shpejtë erdhën, se ikën.
– Ja,të pëlqen shpirti babit? – i tha Ani me mjaftë dashamirësi, i përkulur duke i folur në vesh e fshehur dorën prej Irinit.
– Mirë babi- mirë,- foli pa u munduar ta shihte duke mos kuptuar askush se shikimi i tij nuk mund të përqëndrohej më.
– Babi, mami, teze më ngrini pak ulur!- ishte i pamundur qëndrimi për të në atë pozicion. Frosina i kaloi duart nga pas shpatullave, e kapi me dy duart nën sjetull. Irini u përkul duke mbështetur kokën në gjoksin e tij. Kosta e rrethoi qafën e saj me varësen dhe Milva e mbërtheu.
– T’a gëzosh zemra ime! – i tha Kosta me zemrën që i rrihte e harbuar.Damari i qafës dukej sikur e godiste duke e lënduar keq nga rrahjet e shpeshta, që dukej se do t’i shpërthente nga ajo lëkurë e hollë transparente që verdhonte më shumë se unaza e florinjtë që mbante në gisht.
– Ik tani! Të lutem ik! -U shkëput nga duart e Frosinës duke rrëshqitur kompletë.
– Largohuni, largohuni! U dëgjua zëri i tmerruar i Fluturës që priste ti bënte gjilpërën.
– Kosta- Kosta! – zëri i saj sa vinte e rritej deri në ulërimë, i cili u shoqërua më pas me klithmat me të përvajshëm të Frosinës, Anit, Marjetës , Milvës. S’ kishin dëgjuar kurrë të tillë llahtari ndonjëherë ai spital onkologjik…!…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s