Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fernando Pessoa

Kalendari poetik: Fernando Pessoa (1888-1935)

Fernando António Nogueira Pessoa, poet, shkrimtar, aforist portugez u lind 131 vite më parë, më 13 qershor 1888. Kritiku letrar Harold Bloom i cilëson Pessoan dhe Nerudën si poetët më përfaqësues të shek. XX. Meqë jetoi pjesën më të madhe të rinisë në Afrikën e jugut njohu anglishten, gjuhë nga e cila përktheu autorë të mëdhej në gjuhën portugeze. Wikipedia ka material të bollshëm për artistin e madh, kështu që po kaloj menjëherë te njëri prej shqipërimeve që kam prej poetit të madh portugez:

ISHUJ FATLUMË

Ç’është ky zë që dallgët sjellin
dhe jo, nuk është zëri i detit?
Si zëri i dikujt që po më flet,
por, sa fillon dëgjon, hesht,
sikur kërkon të rrish e të mbash vesh.

Vetëm ashtu, si gjysëm dremitur
kur dëgjojmë dhe vetë pa e ditur,
ai zë flet, flet për një shpresë,
së cilës, pa dashje fillon i buzëqesh,
si foshja kur është në gjumë qesh.

Këta janë ishujt fatlumë,
që s’ndodhen asgjëkund,
ku një mbret rron duke shpresuar.
Por, sapo shkojmë për ta zgjuar,
zëri hesht dhe mbetet vetëm det.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s