Poezi nga Greta Kadare Teta

Poezi nga Greta Kadare Teta
 
 
***
 
Vaji im i heshtur
Ti dhimbje tretshëm
Tanimë qelizave tua
Jeta të zbut pa kuptuar
 
Shumë vite u bënë
Dora më mbet lëshuar
Vaj im i heshtur,
S’ të mbaj dot harruar
 
Shkojnë vitet
Motet kthehen
Lot të mi luten
Të shohin sytë e tua
 
Ti mall i ndezur
Brengë që s’ jetuam
Dërgoma erën tënde , fllad
Që më vjen nder duar
 
Shumë vite u bënë
S’ di sa do shkojnë të tjerë
Ndjej, më therë
Njësoj si ajo natë e mjerë.
 
 
 
***
 
U puthëm ethshëm
Dy buzë zjarr
Butë i shuam
Drithëroj dëshira ime
E jotja dëshirë
U përvëlua.
 
Edhe tani
Ka radhën ëndrra
Ajo e bukura.
Me yje e hënë
Me qiej të lire
Hapwsirë pa fund
Ajo e buta e brishta
Të na përkund
 
Le të jetojmë
Ëndrra dehur
I dashur
Për tu djegur
Pa menduar
Të fundin, fund …!
 
 
 
***
 
Enkas
ndjesimendimet
Donte ti ndante
Donte
krejt të pa ndjeshme
Ta bënte gjakut udhë
Palcën donte një çast ta ngrinte
Enkas
Një membranë krejt pa dukshëm
Kish ndarë kokëtrupin
Dhe një currile zjarr lëshohej
Pikërisht në rruazën ndarëse
Mes gjymtyrësh kokë qafë
Në një pikë të vetme godiste
Aq qetë e fort turbullonte
Duke lëshuar furishëm rrebesh
 
Eh sa qëllimvrazhdë ai njeri
Ajo grua
Qëllimvrazhdë me veten
Nuk mund ti lejonte
Mendim e ndjesi në një udhë
Duhet ti bënte gjyqin
Ja kështu
Kjo currilë zjarr të bënte akull
Pikërisht atë mes
Pazgjithshmërisht lënduar
Ndjeu një grusht kockash
I thërmoheshin pa zë
Enkas
I la krej të lira
Të thyera ju bënte gjyqin
Ju dëgjonte dhimbjen
Enkas….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s