Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
KJO DITË
 
Kjo ditë një kryeneçe më vete
bredharake shëtit çdo mëhallë
Në derë më le një palë atlete
për udhë më tregoka një mal
 
As do t’ja dijë për fuqinë time
për numrin e këmbës s’më pyet
Më nis në udhë që në agime
të ngjis maloren e përpjetë
 
Bie, ngrihem e udhën ngas
dërrmuar keq jam nga këmbët,
por sado eci mali largohet
shkëmbi egër m’i ngul dhëmbët
 
Djersij, ofshaj dhe psherëtij
Rebele, vehten shoh vëngër,
por majën kurrë nuk e arrij
maja e malit për mua ngel ëndërr
 
Kryeneçe kjo ditë rizgjohet tek mua
bredharake shëtit anekënd
E unë i bindem asaj, dua s’dua
dhe pse s’mbrrij në asnjë vend.
 
 
 
VETMIA
 
Si e mbyt vetminë
këtë orë më thuaj?
Malli po shkul flokët
Ne sot kaq të huaj.
 
Nata po troket
me bastun të rëndë
Mos më bëj të pres
se pritja më çmënd
 
Fshihu mes një reje
Unë retë i kam shoqe
Vij edhe të gjej
jam ylli në qoshe.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s